Plagosi tre të rinj, Greqia shpall kërkim ndërkombëtar për shqiptarin e rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritet greke kanë lëshuar një urdhër arresti europian për një 37-vjeçar shqiptar.

Bëhet me dije nga mediat greke se bëhet fjalë për shqiptarin me dy identitet Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, i cili dyshohet si autor i plagosjes me armë të tre të rinjve grekë nga Kreta.

Mësohet gjithashtu se në policinë greke kanë mbërritur informacione se Idrizi, lindur në Durrës e banues në Vlorë, ka kërkuar ndihmën e grupeve në Greqi për t’u strehuar, ndërsa po planifikon arratisjen drejt Turqisë ose Maltës.

Shqiptari konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, jo vetëm për shkak të plagosjes së trefishtë, por edhe për shkak të historikut të tij kriminal në Vlorë, ku është përfshirë në disa grabitje dhe në sulm me armë ndaj policisë./O.S

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV