Dritan Abazoviç: Rama e meriton të quhet ‘baba i kombit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur për kryeministrin Edi Rama, ku sipas tij, Rama meriton të quhet “baba i kombit”, pasi ka ndryshuar imazhin shqiptarëve.

Gjatë një interviste televizive, ai tha se gjatë qeverisjes së Ramës Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit, si edhe për herë të parë u mbajt në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit, që sipas tij janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë.

“E meriton me quajt baba i kombit. Për një imazh të mirë të shqiptarëve. Shqipëria ka arrit të jetë në Këshill të Sigurimit të udhëheq mbledhjet ku marrin pjesë shumica e shteteve të botës. Janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë. E ka sjell Procesin e Berlinit për herë të parë në Tiranë”, tha Abazoviç.

Abazoviç ka folur edhe raportet e tij të këqija me ish-presidentin malazez Milo Gjukanoviç.

“Në kohen kur ai ishte president i Malit të zi ka qënë një shtet plotësisht i korruptuar dhe me një nivel shumë të lartë, ai ka qenë njëri i cili ka krijuar një shtet privat, si ai edhe disa shokë të tij”, ka potencuar ai./E.T

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV