Zjarri në Lushnje/ Kryebashkiakja tregon se ku do të strehohen banorët e pallatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, deklaroi para mediave se bashkia ka bërë gati konviktet e shkollës mekanike për të strehuar banorët e pallatit që u përfshi nga flakët pasditen e së hënës në qytetin e Lushnjës.

“Kemi bërë gati konviktin e shkollës mekanike dhe në rast nevoje do të marrim objekte me qira. Aty janë 91 apartamente, por 20 familje janë rezidente. Të gjithë janë te të afërmit e tyre. Pasi të mbarojë ekspertiza, bashkia do të bëjë një vlerësim të japim një kompensim sipas ligjit”, tha kryebashkiakja.

Ajo u shpreh se gjendja e banorëve që shkuan në spital është e mirë dhe asnjëri prej tyre nuk rrezikon jetën.

 “Personat e fundit janë larguar rreth orës 1. Ka qenë çifti i fundit që janë larguar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi ajo./E.T

 

Të fundit

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

“Ajo është spektakolare”, Ben Affleck komplimenton publikisht J Lo pas ndarjes

Ben Affleck lavdëroi së fundmi ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Lopez . Ndërsa fliste në tapetin e kuq në premierën e filmit të tij të ri...

BE identifikon 7 vende të sigurta për azilkërkuesit, përfshihen shtetet kandidate

Bashkimi Evropian ka identifikuar 7 vende që i konsideron vende të sigurta origjine, në kuadër të propozimeve për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesave për...

Lajme të tjera

Web TV