Britani/ Rekord viktimash, 563 vdekje për 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëria e Bashkuar ka shënuar 563 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Ndërkohë shifra e përgjithshme e viktimave të koronavirusit, Covid-19 në Britani ka shkuar në 2352 persona. Ndërsa gati 30,000 njerëz janë infektuar. Britania është vendi i pestë më i prekur në Evropë nga koronavirusi i ri.

Një ditë më parë, u shënuan 381 viktima dhe mbi 3000 raste të reja të konfirmuara, por rekordi u ndryshua këtë të mërkurën me 4324 raste të infektimeve dhe 563 viktima.

Vendet më të prekura në Evropë vazhdojnë të mbeten Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania. Këto dhe vende të tjera kanë marrë masa të rrepta për ta luftuar përhapjen e virusit, përfshirë mbylljen e kufijve, izolimin e qytetarëve dhe ndërpreprjen e fluturimeve ndërkombëtare./Daily Mail

Të fundit

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

Lajme të tjera

Web TV