Nga Andreas Kluth – Bloomberg
Efekti që po jep Covid – 19 në Be është forca e prirjes drejt nacionalizmit. Kjo nënkupton “supernacionalitetin” europian. Covid -19 kërcënon vecanërisht te moshuarit dhe personat me sëmundje para ekzistuese. Ky përshkrim i shkon përshtat BE-së, e cila ngjan me një gjashtëdhjetëvjeçar ku më shumë se prej nje dekade është duke u rimëkembur sa nga njera krize tek tjetra. Institucionalisht, nëse jo epidemologjikisht, BE-ja është më e ndjeshme nga viruset sesa vendet e tjera.
Që në themelimin e saj në 1950, klubi europian kishte përcaktuar nje post projekt kombetar ose ‘’ndërkombetar’’ i quajtur keshtu ne zhargonin e nënpunesve të shtetit në Bruksel. Shtetet anëtare u zotuan te gërshetojne fatet e tyre dhe të solidarizohen së bashku. Ato u dakordësuan të dorëzonin gradualisht sovranitetin e tyre kombëtar per të formuar nje identitet te përbashkët që do të quhej Shtetet e Bashkuara te Europes. Do të nënkuptonte një union “gjithnjë e më të mbyllur” i parashikuar si në traktatet e themelimit.
Nëse kthehemi në botën e vërtetë, solidariteti europian sërish është i tendosur nga pandemia dhe nacionalizmi – nisur kjo nga marrja e vendimeve te njëanëshme dhe te pakoordinuara nga ana e vendeve anëtare. Gjermania për shembull, shkaktoi zemërim në Austri dhe Zvicër duke ndaluar dërgesat e maskave për fqinjët e saj. Disa shtete janë kufizuar në eksportin e pajisjeve mjekesore që tek syzet, dorezat dhe ventilatoret. Italia vecanërisht ndjehet e braktisur. Kur u pëpoq për herë të parë ti kërkonte ndihmë një mekanizmi të Be-se për të shpërnadre pajisje mjekësore, asnjë shtet anëtar nuk e ndihmoi. Për ironi të fatit ,vetëm Kina dërgoi pajisje. Dhe në ketë moment u bë mbyllja e kufijve kombëtarë edhe në zonën Shengen që presupozohej se udhetohej pa pengesa. Javën e kaluar Polonia, Republika Ceke dhe Danimarka kanë realizuar mbylljen e kufijeve. Duke u ndjekur nga të tjerë këtë jave si Gjermania e cila vendosi mbylljen e kufijeve me Francën ,Austrine , Luksemburgun dhe Zvicrën(shtete jo pjesë të Be por te zones Shengen). Lëvizja e lirë ne Be u pezullua. Në të tilla raste epidemiologjike mbyllja e kufijve është një masë shumë më e dobët se sa masat e tjera si distancimi social, anullimi i panaireve tregetare ose vetë-izolimi në shtëpi. Nëse një virus është duke qarkulluar në popullatë në të dyaja anët e një kufiri , si në rastin e koronavirusit, duke paranaluar qarkullimin me automjete nuk do të arrijmë të përmirsojme përhapjen. Përndryshe Gjermania gjithashtu mund të mbylle kufirin mes Bavarise dhe Thuringia ose shtetet e tjera federale. Por në një krize ku qeverite kanë frikë të duken impotente mbylljet e kufijve kanë avantazhin e dukjes vendimtare. Për këtë arsye Be-ja edhe pse me vonesë tani po futet në lojë duke bëre thirrje anëtareve të saj të mbyllin kufijtë e jashtëm për 30 dite. Shumica e tyre janë të mbyllura tashmë ,sigurisht. Sugjermi i Be-së është me të vërtetë një lutje për vendet anëtare për të shpëtuar brenda saj ‘’tregun e vetëm’’ për mallra, shërbime,punë dhe kapital. Në fund të fundit është përpjekje për ta degjuar.
Mesazhi është i qartë, sa herë testohet Europa në tërësi, ajo dështon. Dhe pastaj gjithcka – solidariteti – besnikëria – vendimarrja kthehet përsëri në doren e kombeve. Në këtë këndveshtrim Covid- 19 , është version më ekstrem i krizës së edhe se ajo e refugjatëve të 2015-16. Në atë kohë, BE gjithashtu nuk arriti të gjente një përgjigje definitive për migrantet. Ndërkohe, vendet indviduale nga Hungaria dhe në Austri mbyllën në mënyre të njëanshme kufijte e tyre. Ata kundërshtuan të gjitha përpjekjet për të reformuar ligjet e azilit në Europe. Kjo është arsyeja pse Be-ja ende nuk e ka rregulluar sistemin dhe po përballet me raundin e dytë të një trazire te tille. Është e ngjashme me krizën e euros, ose vërtet kemi të bëjmë me një semundje europiane.
Nëse krerët e BE-së nuk ngrihen disi me rastin e kësaj pandemie një përfundim nga Covid – 19 nga qytetarët e zakonshëm do të jetë që në një cast të vërtetë vetëm kombet e tyre mund të veprojnë shpejt dhe me guxim sa të meritojnë besimin e tyre. Njërzit që janë karantinuar si italianët ilustuar në figuren e siperme, do të ngjisin në ballkone ngjyrat e tyre kombëtare dhe jo yjet e Be-se, për të sinjalizuar kështu se ku qëndron solidariteti i tyre paresor. E gjitha kjo është vecanërisht dekurajuese për eurofilet si Ursula von der Leyer, presidente relativisht e re e Komisionit Evropian. Ajo shpresonte të afronte ‘’Europën’’ me qytetarët e saj dhe ta bënte ate me të bashkuar dhe më të forte në kontekstin e përplasjeve gjeopolitike me Kinën , Rusinë dhe Shba – te. Por sidoqoftë sfida është migracioni,politika e jashtme ose mbrojtja, vendet e Europës thjesht nuk munden ose nuk do të bejne bashkimin e tyre ‘’gjithnjë e më të afërt’’.
Më e keqja është çdo veprim i dështuar solidariteti i BE-së do të bëhet shkak grindjeje për shumicën e populisteve, nacionalistëve dhe euroskeptikeve, nga Italia në Hungari dhe madje edhe në Gjeramani. Të dhënat tregojne se si pasojë e këtyre ngjarjeve një vend anëtar si Mbretëria e Bashkuar i ktheu shpinën Be-se. Por që Europa të ekzistojë, nuk është as e nevojshme që shumë vende të dalin zyrtarisht. Blloqe të tjera janë shpërbërë përgjatë historise, nga Lidhja e Kombeve deri ne Konferencen e Rinit dhe në Perandorinë Romake para kësaj. Disa u shpërbënë shpejt, të tjera më ngadalë. Secili në mënyrën e tyre tragjike, ato thjesht u bënë të parëndësishëm./Fjala.al