Elvana, Mëkati i saj dhe Krishti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Pandi Laço

Në një ditë si kjo, kur Dita tradicionale e Krishtlindjes sjell në shtëpitë e gjithsecilit një lloj paqeje, plot urime mes njerëzve dhe shkëmbime dhuratash, rituali i Festës nuk është aq me ngjyra për të gjithë.

E me sa duket, i tille, paska qenë i shkruar të jetë edhe për Elvanën e gjorë.

Pas-festivali plot polemika! Trofeu i çmimit të parë, diskutuar mes dy artisteve! Një juri euro – shqiptare (e quajtur kështu, meqenëse akoma s’jemi pjesë e Europës së Bashkuar) me dy qasje të ndryshme !

Një konstatim i imi krahasues në Festivalin e 54, (2015) lidhur me krijimtarinë e emrave të mëdhenj të muzikës u keqinterpretua dhe u anatemua.

Sot kam kurajën ta risjell përsëri në kujtesën tuaj, dhe nëse diku kam gabuar le të më kryqëzojnë përsëri!

“Ishte Koha kur Festivali identifikohej me një Vit të ri.

Është koha kur Festivali identifikohet me një vit të vjetër

Ishte Koha kur njerëzit e kishin barkun bosh, megjithatë rrugët zbrazeshin se mezi priteshin këngët e reja te festivalit.

Është Koha kur me barkun bosh apo plot, njerëzit e kanë më të kollajtë të mbushin rrugët për mitingje sesa të dëgjojnë këngët e reja.

Ishte Koha e Abdulla Grimcit, Avni Mulës, Agim Prodanit, Feim Ibrahimit, emra “myslimanë”, por që ditën të bëjnë vetëm muzikë shqiptare.

Është koha e Renatos, Armandos, Leandros, Marios që sot e qajnë tallavanë.

Ishte koha kur këngët për partinë ta shpifnin festivalin …megjithatë prapë shihej festivali… Është Koha kur bëhen këngë vetëm për dashurinë, aq sa ato t’i shpifin festivalet.

Të fundit

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e...

Thatësira e madhe, fermerët e Maliqit hapin puse për të shpëtuar prodhimet

I nxehti përvëlues i verës dhe mungesa e ujit për vaditje në Fushën e Maliqit po rrezikojnë prodhimet bujqësore në këtë zonë. Fermerët tregojnë...

Bashkia Lezhë apel pushuesve në plazh/ Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta

Strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimet e sigurisë në plazh kanë dhënë sot një paralajmërim për kushte detare të pafavorshme, që pritet të zgjasin...

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, humb jetën 38-vjeçari në Mamurras

Një 38-vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme në Mamurras pas një aksidenti në guroren ku punonte. Blutë bëjnë me dije ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00 teksa...

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

Inflacioni në muajin qershor ka regjistruar nivelin më të lartë në 16 muaj. Gjate qershorit thotë INSTAT çmimet u rritën me 2.4%, dhe shkaku...

Lajme të tjera

Web TV