‘100 mijë euro ose do ta vrasim’, 5 shqiptarë marrin peng të riun në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi akuzohen se kanë marrë peng një person dhe e kanë kërcënuar me jetë. Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët kishin marrë peng një spanjoll dhe motivi i rrëmbimit ka qenë për larje hesapesh.

Personi në fjalë u kishte borxh autorëve një shumë të madhe. Ata morën peng 24-vjeçarin, ndërsa telefonuan të dashurën e tij duke i thënë se duhet tu jepte 100 mijë euro dhe kishte afat 48 orë, ndryshe do ta vrisnin të dashurin e saj, raprtojnë mediat spanjolle.

Vajza ka bërë denoncimin dhe gjatë operacionit “Fjala”, u arrestun 5 persona, ndërsa u la i lirë 24-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesë, hetuesit arritën të arrestonin tre prej autorëve, së bashku me disa thika me të cilat kërcënonin viktimën.

Dy autorë të tjerë u arrestuan pak minuta më vonë pranë shtëpisë, të fshehur në një furgon.

Ankesa e të dashurës së të riut dhe informacioni i dhënë ishin vendimtare për përfundimin e shpejtë të rrëmbimit, pasi agjentët arritën të identifikonin adresën ku mbahej viktima./E.T

Të fundit

Liverpool nuk ndalet, ofron 100 mln euro për dy yjet e Barcelonës

Liverpool është padyshim një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore. Pas transferimit të Jeremie Frimpong, Florian Wirtz...

23-vjeçari në Mat gjendet i pajetë! Ka disa shenja, dyshohet për vrasje

Një 23-vjeçar i identifikuar si Renis Dobra është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit në fshatin Madhesh të Matit. I riu ishte denoncuar...

Djali i Berluskonit drejt hyrjes në politikë? Zbulohen detajet

Pier Silvio Berlusconi do të hyjë në politikë? “Ndoshta, por varet nga ai”, ishte përgjigjia e Sekretarit kombëtar të Forza Italia-s, Antonio Tajani ku...

Itali, babë e bir humbin jetën brenda pak orësh! Detaje nga familja e famshme

Familja e njohur në Modena, pronarë të Hotel del Corso, janë përballur me një tragjedi të dyfishtë. Djali i familjes, Fabio Marchioni, 36 vjeç,...

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha,...

Lajme të tjera

Web TV