Serbia pranon targat e RKS, reagon Kurti: Skemë për të ulur presionin nga BE-ja dhe SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti komentoi vendimin e Serbisë për të njohur targat e Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti komentoi vendimin e Serbisë për të njohur targat e Republikës së Kosovës.

Gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë së Kosovës, Kurti, e lidhi vendimin e qeverisë serbe me presionin ndërkombëtar që po i bëhet Beogradit pas manipulimit të zgjedhjeve.

Kreu i qeverisë në Kosovë nënvizoi se për të ulur presionin e BE, Vuçiç mori vendimin për njohjen e targave të Kosovës.

Ndërkohë që në lidhje me deklaratën e BE se pritet e njëjta gjë dhe nga Kosova, Kurti theksoi se vendimi do të merret pasi të shihet si do të funksionojë aplikimi për targat në Serbi.

“Ndonëse i shërben lëvizjes së lirë e të lehtësuar të dy shteteve, dua të theksoj se ky vendim po vjen pas një moszbatimi më shumë se 10 vjeçar të marrëveshjeve paraprake. Përdorimi dy vjeçar i çështjes së targave nga ana e Serbisë për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit tonë dhe tash së fundi si përpjekje për të ulur kritikat nga komuniteti ndërkombëtar mbi Serbinë pas parregullsive në sistemin zgjedhor atje. Pra targat në Kosovë në shtator të vitit 2021 përdoreshin për të kërcënuar Kosovën edhe përmes avionëve Mig 29, të ngritur në qiell përmes kufirit dhe duke tentuar destabilizim në veri të vendit, sidomos nëpërmjet 16 barrikadave të cilat ishin ngritur rrugëve të katër komunave veriore për tri javë rresht në dhjetor të vitit të kaluar. Kurse në muajin në të cilën ndodhemi (dhjetor) po përdoren për të ulur presionin nga perëndimi demokratik, BE-ja, ShBA-ja, mbi Serbinë për zgjedhjet jo të rregullta, jo demokratike e për të mbuluar refuzimin zyrtarë të marrëveshjes bazike të Brukselit që i ka bërë letra kryeministres së Serbisë, Brnabiq, drejtuar këshillit Evropian me 13 dhjetor dhe për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë më 24 shtator”, tha Kurti./O.S

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV