Ky është mjeku nga Elbasani që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sokol Hoxha, është shqiptari i cili humbi jetën tragjikisht ditën e sotme në Itali. Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën 73 bis që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino, ku automaulanca në të cilën ndodhej 40-vjeçari u përplas me një autobus që po transportonte fëmijë.

Hoxha, me origjinë nga Elbasani, kishte përfunduar studimet në Itali dhe vazhdonte punën si mjek atje.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas asaj që mediat italiane bënë me dije më herët autoambulanca u pëprlas me autobusin dhe më pas shpërtheu në flakë. Si pasojë humbën jetën ekipi i urgjencës si dhe pacienti që ndodhej në ambulancën që ishte nisur nga Fossombrone për në Urbino. Ata janë Stefano Sabbatini , Cinzia Mariotti di Acqualagna  dhe mjeku Sokol Hoxha, 40-vjeçar me kombësi shqiptare. Humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me autoambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

Ndërsa, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit

Sondazhi: Shumica e europianëve duan rikthimin e Anglisë në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një...

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca narkotike ka shtuar dhe...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël, kthyer tashmë në atraksion...

Lajme të tjera

Web TV