Çmimi i naftë bie 2% mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Kuq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e naftës ranë gati 2% të mërkurën, duke eliminuar rritjen e një dite më parë, ndërsa investitorët ndjekin nga afër zhvillimet në Detin e Kuq, ku janë rikthyer anijet tregtare pavarësisht sulmeve të mëtejshme të martën.

Nafta e papërpunuar u shit me 79.65 dollarë për fuçi ndërsa cilësia më e ulët u shit me 74.11 dollarë për fuçi.

Kompania daneze Maersk tha se ka planifikuar dërgesat me disa dhjetëra anije përmes Kanalit të Suezit dhe Detit të Kuq në javët e ardhshme, pasi më herët këtë muaj bëri thirrje për një ndalim të përkohshëm pas sulmeve nga grupi Houthi i Jemenit që mbështetet nga Irani.

Kompania franceze CMA CGM tha gjithashtu se po rifillonte transportin përmes Detit të Kuq pas vendosjes në rajon të një force ushtarake shumëkombëshe.

“Mendoj se duhet të presim dhe të shohim nëse patrullimet e shtuara detare dhe ndryshimi i rrugës së anijeve do të çojnë në një rënie të sulmeve”, tha Callum Macpherson me grupin e investimeve Investec.

Mundësia e një fushate të zgjatur ushtarake izraelite në Rripin e Gazës mbetet shtytësi kryesor i tregut të naftës. Forcat izraelite goditën Gazën qendrore nga toka, deti dhe ajri të mërkurën, një ditë pasi shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi, u tha gazetarëve se lufta do të vazhdojë “për shumë muaj”.

Ndërkohë, ngarkesat e naftës në portin rus të Detit të Zi në Novorossiisk u pezulluan për shkak të një stuhie. Megjithatë, Ministria e Energjisë së Kazakistanit tha se terminali i Konsorciumit të Gazsjellësit Caspian (CPC) pranë portit ishte i hapur.

Në Shtetet e Bashkuara, sasia e naftës së papërpunuar u rrit javën e kaluar me 1.84 milionë fuçi, sipas burimeve të tregut që cituan të mërkurën shifrat e Institutit Amerikan të Naftës.

Lexo edhe :  Buxheti i shtetit ka rënie ritmi, në prill u arkëtuan 650 mln euro

Nxjerrja e naftës në Rusi, prodhuesi i tretë më i madh në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite, pritet të jetë i qëndrueshëm ose të rritet vitin e ardhshëm, pasi Moska ka anashkaluar sanksionet perëndimore, thanë analistët./ VOA

Të fundit

Pako me kokainë të fshehura në dollap, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 38 vjeçe dhe 25 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar...

Sonte finalja e Europa League, Tottenham përballë Man. United për të shpëtuar fytyrën

Sot në mbrëmje Europa League do të shpall kampionen e saj. Një derbi anglez mes Tottenham dhe Manchester Unitedin me synimin për të...

Vjosa Osmani, vizitë zyrtare në Zvicër, përkujton veprën e Ahtisaarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur me nderime shtetërore nga Presidentja e Konfederatës...

Salma Hayek betohet se lëngu ‘që po e mban të re’, është ai mund ta përdorim të gjithë!

Salma Hayek bën "be" mbi përfitimet e tij për bukurinë, performancën dhe mirëqenien e përgjithshme. Është me të vërtetë një lëng i pasur me...

Erion Braçe këmbëngul: Nuk kisha asnjë problem me Olta Xhaçkën, por kameramani…

I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar...

Lajme të tjera

Web TV