Negociatat me BE/ Igli Hasani: Presim lajme të mira në fillim të vitit 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në një konferencë për shtyp ka renditur arritjet e e diplomacisë shqiptare për vitin 2023, si dhe prioritetit për vitin e ardhshëm.

Në konferencën për gazetarët, ministri Hasani e quajti vit arritjesh dhe suksesi vitin që po lëmë pas, teksa tha se në vitin që vjen mbetet prioritet rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Hasani: Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare, megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar. Falë kësaj performance, ne gëzojmë sot respektin dhe admirimin e partnerëve. Kandidaturat e Shqipërisë për KDNJ dhe UNESCO u mbështetën masivisht, rival kishim Rusinë. Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024. Bashkëpunimi me faktorin shqiptar në rajon, tjetër arritje për vitin që po lëmë pas. Konsolidimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me diasporën, prioritet kyç për 2024. Shqipëria krenohet me rritjen kontributit të saj në proceset rajonale. Presidencat e nismave që marrim në 2024, do të ndihmojnë në thellimin e bashkëpunimit dhe integrimin rajonal./O.S

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV