Kishat në Ballkan po ndahen nga Moska/Trembet Rusia: Skenar si në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet malazeze kanë arritur të rezistojnë deri më tani që institucioni kishtar të përdoret për qëllime politike.

Ky është konstatimi që bën eksperti rus i besimeve fetare, Roman Lunkin.

Lunkin, i cili drejton Qendrën për Studimin e Fesë dhe Shoqërisë në Institutin Evropian të RAN, thekson se Mali i Zi rrezikon të përfundojë si në skenarin ukrainas. “Ne kemi parë se si në Ukrainë kur ish-presidenti Petro Poroshenko dhe Patriarkana e Kostandinopojës themeluan me forcë Kishën e Ukrainës. Ata kërkuan gjithashtu të ndaheshin nga Patriarkana e Moskës, të ardhurat dhe një pjesë e tempujve të kësaj kishe të futeshin nën juridiksionin e Ukrainës” shprehet Lunkin për Sputnik.Sipas ekspertit Lunkin, autoritetet malazeze po luajnë të njëjtën kartë. Lunkin shpjegon se ata duan të shkëputin kishën e tyre nga Patriarkana e Moskës për qëllime politike.

Lunkin shpjegon se kjo ide po përhapet në shumë kisha që varen nga Partriarkana e Moskës.

Të njëjëtën rrugë është duke ndjekur edhe Maqedonia. Po ashtu e njëjta gjë po ndodh edhe në Moldavi.

Ai shton se përpjekjet e këtyre vendeve për t’u shkëputur nga Patriarkana e Moskës, u jep liderëve politikë, një kartë të fortë për të kontrolluar kishat që kanë nën juridiksionin e tyre. /Fjala.al/

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV