Komplotet e vogla të Lezhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NGA BEN BLUSHI

Lezha është një qytet me shumë mistere. Të paktën për mua. Ky qytet ka shumë histori dhe poezi.  Këto dy cilësi e kanë shenjuar si një vend interesant edhe kur Shqipëria ishte një territor monoton, i izoluar që nuk ofronte asnjë kënaqësi, përveç barazisë torturuese.

Nga Lezha, kam shumë kujtime si student, kur bëja zborin ose aksionet dhe duke i ikur pa leje rrëgjimit ushtarak të Mamurrasit apo disiplinës bujqësore të kooperativës së Rrilës, vija këtu për të blerë cigare, pastë dhembesh ose konjak të ëmbël.

Hipur mbi ndonjë kamioncinë me bagazh të hapur apo mbi ndonjë karrocë me kalë, kur mbërrija në këtë qytet të vogël më dukej sikur kisha ardhur në perëndim. Asfalti i freskët i Lezhës ishte një tapet për në qytetërim. Kur bënte vapë hotel turizmi i qytetit ishte një frigorifer i vogël që ushqente të ardhurit me akullore të verdha me një qershi në majë.

Ndoshta për shkak të gjeografisë, ndoshta për shkak të historisë apo ndoshta për shkaj të fesë, askund nuk e kam ndjere Perëndimin më afër në ato vite.Lezha ishte një arratisje. Një exit. Një kalim. Një tejpërtej. Një andej.

Kjo shije e mirë për Lezhën më ka sjellë në ato vite të mbyllura shumë shpesh nga Tirana me tren për në Ishullin e Gjuetisë, aty ku bashkë me shumë miq, Vila e Konti Cianos ku kërcenim dhe pinim gjithë natën, na dukej si cepi më i lirë i Shqipërisë komuniste të viteve ‘80.

Trenat e mbushur me shpendë të uritur, me ushtarë të vegjël dhe me mësues të mërzitur duken tani si një film ekzotik të cilit i ka vdekur regjisori.

Lexo edhe :  Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Me pak fjalë arratisjet në Lezhë kanë qenë të zhurmshme, të mbushura me muzikë të ndaluar, me alkool të pakontrolluar, me flirte të padëmshme dhe me mendime të cuditshme.

Melankolija ishte muzika tradicionale e Lezhës që vazhdon dhe ushqen poetët e saj shumtë.

Çuditërisht Lezha ka patur gjithmonë më shumë poetë se policë, dhe arsyen se kam kuptuar dot asnjëherë. Policët kanë sistemuar në çdo kohë rrëmujën që bëjnë poetët duke i pajtuar ata me njëri tjetrin por dhe me vetveten. Sot gjërat kanë ndryshuar pak: policët duan të shkojnë në plazh, poetët shkojnë në Tiranë. Të dy palët takohen në qytet dhe mendojnë se ndoshta do ishte mirë që nganjehere, ti ndrronin vendet.

Rendi i poezisë është më i bukur se cdo lloj rendi, perfshi edhe poezinë pa rend.

Këto kujtime që më pas janë plotesuar edhe me detaje të tjera për Lezhën dhe lezhjanët, i ndava edhe në takimin e mrekullueshëm para disa ditësh për prezantimin e romanit Komploti në Lezhë.

Më erdhi mirë që shumë miq e kishin lexuar romanin dhe prandaj i falenderoj të gjithë duke postuar si kujtim këto fotografi.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV