Vallja e burrave në UNESCO! Vallja devolliçe mes statusin “kryevlera kombëtare”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vallja devolliçe, një valle burrash e zonës së Devollit e konsideruar nga thesaret folklorike më të mëdha të vendit është shpallur “Kryevlera kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale” nga Ministria e Kulturës.

Pas një pune disavjeçare për të plotësuar dosjen e kësaj valleje statusi i ri i hap rrugën përpjekjeve për ta bërë atë pjesë të listës së UNESCOS.

Për vite me radhë kjo valle është luajtur në çdo gëzim familjar, eveniment dhe moment të rëndësishëm ndërsa në vitin 1957 në Festivalin Ndërkombëtar të folklorit në Moskë, midis 135 vendeve, grupi i Valles Devolliçe fitoi Çmimin II

Agron Kordalli djali i një prej valltarëve që interpretuan në Rusi vazhdon të ruajë këtë traditë dhe e përcjell edhe tek brezat e rinj ndërsa shpjegon se kjo valle që është simbolikë e mirënjohjes së njeriut për tokën ndryshon nga të tjerat.

Megjithëse konsiderohet një ndër vallet më të vështira dhe komplekse në interpretim vallja devolliçe luhet në të gjithë zonën e Devollit nga çdo moshë dhe mbetet një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare./O.S

Të fundit

Izraeli dislikon trupat ushtarakë në jug të Sirisë

Ushtria izraelite tha më 3 maj se ka dislokuar forca në jug të Sirisë dhe trupat janë gati që...

Vrau bashkëshorten në Shkodër, turisti amerikan: Më shau

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën të premten. Klan News ka zbardhë dëshminë e 57-vjeçarit amerikan Brendon Saporito,...

Shembet masivi i kromit në Klos, merr para fadromën bashkë me shoferin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur Qafë Burrel ku një masiv minerali që grumbullohej nga përpunimi i kromit është shembur...

Tensionet rriten në Pallatin Mbretëror, Charles i acaruar dhe i lënduar nga Harry

Kriza mes Mbretit Charles dhe Princit Harry po thellohet, me burime pranë pallatit që raportojnë për irritim dhe zhgënjim të monarkut ndaj të birit....

Berisha të hënën në SPAK, Noka mobilizon strukturat: “Të gjithë para selisë së skapit”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet të hënën, në orën 08:30, në SPAK. Për këtë arsye, Partia Demokratike nëpërmjet Flamur Nokës u...

Lajme të tjera

Web TV