Tirana zgjohet bosh dhe e qetë pas festës, dyqanet dhe kafenetë të mbyllura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ritmit dhe lëvizjeve të qytetarëve më 31 Dhejtor janë kanë lënë vendin këtyre pamjeve të 1 Janarit, e vetmja ditë e vitit kur rrugët janë kaq bosh dhe qyteti kaq i qetë.

Dyqanet tregjet dhe kafenetë që dje gumëzhin nga qytetarët sot janë të mbyllura

Tirana sot është zgjuar e përgjumur pas festës së madhe që zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Njerëzit kanë filluar të duken në rrugë, sheshe e kafene pas orës 11:00.

Me përtesë, pa nxitim dhe shumë vonë nga ditët e tjera njerëzit e kanë nisur ditën e parë të Vitit të Ri. Tradita e dikurshme e vizitave tek fqinjët dhe të afërmit në ditën e parë të vitit është një tjetër që duket se po shuhet.

Të njëjtin ritëm kanë ndjekur edhe të huajt që zgjodhën Tiranën për të pritur ndërrimin e viteve.

“Jemi nga Italia, qëndruam deri vonë këtu në shesh duke shijuar organizimin. Kanë qenë tre ditë qëndrimi intensive për ne më shumë ritëm, dhe gjera për të parë. Tani dolëm dhe po bëjmë shëtitjen e fundit para se të largohemi nga Shqipëria.”

“Jemi nga Mali i Zi, zgjodhëm Tiranën për të dytin vit për pritur ndërrimin e viteve. E kemi shijuar shumë, ndërsa tani po shijojmë kafenë e parë.”

Çdo 1 Janar e gjen të qetë Tiranën, një pamje kjo aspak e zakonshme nga ditët e tjera të vitit./O.S

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV