Risitë e buxhetit të Tiranës për 2024/ Nga linja e shpejtë e autobusëve, deri te…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buxheti i bashkisë së Tiranës për 2024 është 33.4 miliard lek me një rritje prej 16% krahasuar me atë të vitit të kaluar. Ky buxhet do të jetë i fokusuar në zhvillimin e qytetit dhe rritjen ekonomike. Një ndër projektet do të jetë ai  për linjën e shpejtë të autobusëve me korsi të dedikuara dhe pa ndërprerje. Më konkretisht bëhet fjalë për 3 linjat: Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re.

“3 linja të autobusit të shpejtë që sillet sikur të ishte një tramvaj me linjë të dedikuar për tre linjat më të përdorura nga qytetarët në Tiranë. Pra linjë e dedikuar që mund të aksesohet vetëm nga autobusi, ku nuk mund të futen apo të parkojnë makina. Kjo do të rrisë shpejtësinë, frekuencën e autobusëve. Një investim tek një sistem i mirë transporti, modern që do të jetë edhe 100% elektrik do të jetë një vlerë e shtuar për qytetin e Tiranës”-shprehet Genci Kojdheli, Drejtor i Përgjithshme i Projekteve Strategjike. Shtimi i objekteve arsimore do të jetë sërish në fokus edhe në këtë buxhet të këtij viti të ri, kryesisht në zonën e Astirit, Liqenit të thatë dhe Saukut.

“Është një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit vijëmsia e projekteve që kemi për riparimin apo ndërtimin e shkollave të reja. Janë të buxhetuara për vitin 2024, 5 shkolla të reja teksa do të hapet dhe loti i dytë për PPP e shkollave që do të ndërtojë edhe 8 shkolla të reja. Sigurisht që këto nuk janë të gjitha në një vit sepse ndërtimi i një shkolle merr pak më shumë kohë”.

Bashkia ka studiuar edhe mundësinë për ndriçimin LED të qytetit, çka çon në uljen e konsumit të energjisë dhe rrit sigurinë publike./O.S

Lexo edhe :  Vranësira dhe temperatura në minus, si parashikohet moti për ditën e sotme

 

 

“Për të zëvendësuar pjesën më të madhe të kokave ndriçuese të sistemit të ndriçimit me teknologji LED e cila mundëson kursimin deri në 60%. Teksa kursejmë ka një impakt shumë të mirë mjedisor sepse teknologjia LED nuk ndot dhe rrit atë që quhet siguria publike pasi ndriçimi më i mirë i rrugë primare, dytësore dhe terciare rrit edhe shikueshmërinë në rrugë dhe sidomos për njerëzit që punojnë natën apo lëvizin natën”.
Një tjetër projekt me rëndësi, është ai i lumit Lana, për zgjatimin që do të bëhet nga pallati me shigjeta deri në Kashar. Po ashtu edhe rehabilitimi i rrugëve, kryesisht i atyre rurale, për të bërë lidhjen me pjesën e qytetit. Sheshi ne bulevardin e ri, apo dhe zona ekonomike e Tiranës ku pritet të punësohen 5 deri në 7 mijë vetë./O.S

Të fundit

“Partizani” përkujton Panajot Panon: 15 vite pa legjendën e futbollit shqiptar

19 janari është një ditë që është ngulitur thellë në memorien e tifozëve shqiptar, kryesisht të atyre të Partizanit....

“S’do të ketë rroga nën 500 euro”, Berisha: Vendosim minimumin jetik 200 euro në muaj

Kreu i PD Sali Berisha ka paraqitur një plan ekonomik transformues gjatë një takimi me demokratët në Gjirokastër ku PD festoi 34-vjetorin e themelimit,...

Noc Rroku

Nga Edison Ypi Noc Rroku është ai llapaqeni që ulet, përkulet, ngrihet, tundet, shkundet, sulmon, tërhiqet, drejtohet, shtremohet, forcohet, zbutet, tkurret, zmadhohet, zvogëlohet, ndrydhet, shtrydhet,...

Të hënën Sali Berisha paraqitet në SPAK, PD sërish presion prokurorëve me protestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj para SPAK sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit. E...

“Vrasja e Liridonës u krye me urgjencë”, Karmuço: Çfarë di kushuriri i Naim Murselit

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha këtë të shtunë në “Review” në Euronews Albania se në aktakuzën e prokurorisë për çështjen e vrasjes së...

Lajme të tjera

Web TV