Italia ‘jep ultimatumin’/Zbulohet afati se kur do të miratohet marrëveshja për emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri italian për Marrëdhëniet me Parlamentin, Luca Ciariani në një intervistë për gazetën La Stampa ka deklaruar se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të miratohet në shkurt dhe leximi i parë i Kryeministrisë do të jetë në pranverë.

“Ratifikimi i marrëveshjes me Shqipërinë do të miratohet në shkurt dhe leximi i parë i kryeministrisë do të jetë në pranverë”., ka deklaruar ai i prer.

Për marrëveshjen me Shqipërinë, ministri shpjegoi se “nuk ka asnjë hezitim” dhe “jemi aq të bindur sa kërkuam urgjencë në miratimin e projektligjit, i cili me shpresën tonë do të miratohet në shkurt”.

Ai ka shpjeguar se emigracioni do të jetë një temë në të cilën qeveria do të fokusohet veçanërisht në këtë vit të ri 2024, sepse “është pika ku ne kemi vuajtur më së shumti me votuesit tanë” , thotë i besuar i Melonit.

“Kemi pasur një verë të vështirë. Nga e para nga e nisëm, nuk ishte e lehtë ta bësh migrimin një çështje madhore ndërkombëtare. I kërkuam votuesve durim, por rezultatet – sqaroi ministri – do të vijnë”., tha ai.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë  ka bllokuar paktin Itali-Shqipëri për emigrantët më 13 DHJETOR 2023. Ajo ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës kundër kësaj marrëveshje.

Në këtë mënyrë, gjykata ka njoftuar se pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë, e planifikuar për tu votuar në Kuvend në 14 Dhjetor 2023.

Ndërkohë seanca për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur për këtë çështje do të mbahet në 18 janar 2024, në orën 10:00.

Kujtojmë se më 6 dhjetor, 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për deklarimin të papajtueshëm me Kushtetutën të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, të nënshkruar në 6 nëntor në Romë nga kryeministrat Rama e Meloni.

Lexo edhe :  Hodhi mbeturina nga makina/ E pëson personazhi i ‘TikTok’-ut, Kozak Braçi!

Grupimi Berisha-Bardhi kërkoi njëherazi nga gjykata ndalimin, si dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin e protokollit nga Kuvendi.

Për t’i dhënë fuqi marrëveshjes së firmosur nga Rama dhe Meloni në Romë për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër me kapacitet 3 mijë persona si dhe përdorimin e Portit të Shëngjinit si port zbarkimi, duhet të ratifikohet në Parlament me të paktën 71 vota.

Një marrëveshje historike, e arritur në parim që në 15 gusht kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni erdhi me traget nga Puglia për të pushuar me familjen e homologut shqiptar Edi Rama në Vlorë, është firmosur më 6 Nëntor 2023 mes dy liderëve në “Palazzo Chigi” të Romës.

Porti i Shëngjinit do të jetë porta hyrëse për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Europë përmes Italisë, sipas protokollit për menaxhimin e flukseve migratore./E.T

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV