Cilat janë produktet që familjet shqiptare i blejnë më shtrenjtë se ato europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, ka shumë produkte që familjet shqiptare detyrohen që t’i blejnë më shtrenjtë sesa në vende të tjera europiane.

Eurostat publikon indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Europian (BE=100) për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor (të dhënat për Kosovën mungojnë). Të dhënat e fundit të përditësuara i përkasin vitit 2022.

Pijet alkoolike janë produkti që shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se Europa, me 25% më shumë se mesatarja europiane. Alkooli më i shtrenjtë në Europë është në Irlandë, me 60% më shumë se mesatarja Europiane dhe më i liri në Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, 33.7% përkatësisht sa 26.4% e mesatares europiane.

Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa kushtojnë 22% më shumë sesa mesatarja europiane, e katërta në Europë, pas Islandës (131%), Maltës (128%). Norvegjisë (124.6%). Më të lirat në Europë, pajisjet elektroshtëpiake i gjen në Poloni (85% e mesatares europiane).

Shqipëria është një vend bujqësor, por qumështin dhe djathin nuk i ka më aq të lira. Rënia e numrit të krerëve, rritja e kostove dhe problemet me ekonominë e shkallës, për shkak të fermave të vogla kanë bërë që familjet shqiptare ti blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane, duke u renditur e 14. Më të shtrenjtat këto produkte janë në Islandë (1675) dhe më të lirat në Poloni (74.6%).

Krahas qumështit dhe vajrat e yndyrnat janë më të shtrenjta se mesatarja europiane (106.8%).

Për të blerë një palë këpucë, që në Europë kushtojnë mesatarisht 100 euro, në Shqipëri duhen 105.5 euro. Këpucët më të shtrenjta janë në Zvicër (120.8%) dhe më të lirat në Turqi (36.3% e mesatares europiane).

Lexo edhe :  Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në rajon

Çmimet janë të shtrenjta, por të ardhurat mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat (ky është përditësimi i dytë) tregojnë se vendi vijoi që të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse, me këtë të fundit që është një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian, e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen). Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, së bashku më Bosnjë Hercegovinën, me 41% të mesatares europiane./e.t

Të fundit

Moti i keq godet Greqinë, banesa nën ujë e rrugë të bllokuara nga reshjet e shiut

Moti i keq ka përfshirë Greqinë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Moti i keq ka goditur kryesisht në Kretë....

Rama hedh video me ‘Bufin’ ironizon Berishën për prezantimin e programit: Sallatë fjalësh

Në videon e postuar nga Rama dëgjohen premtimet e Berishës në raport me uljen e taksave. Berisha shprehet se do të përgjysmojë një pjesë...

Media britanike: Shqipëria ndër destinacionet më të mira evropiane

Ekspertët e udhëtimit këmbëngulin që të vizitoni këtë vend të bukur me ujëra të kristalta, plazhe që duken si Maldive dhe rrënoja të lashta. Është...

Zëvendëssekretarja e NATO-s takon Sorensenin: NATO-BE, bashkë për stabilitet në Ballkan

Rreth një javë më vonë, Prishtinën e vizitoi edhe i dërguari i ri i BE-së për dialogun, Peter Sorensen. Ai vizitoi edhe Beogradin dhe...

Pandeli Majko: Mua më takonte të isha në listë të hapur, jemi në situatë delikate

Pandeli Majko, shpjegoi pse ai duhet të ishte në listën e hapur të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit. “Nëse do isha në listë...

Lajme të tjera

Web TV