Borrell me mesazh të qartë: Bota duhet të imponojë zgjidhje të konfliktit Izrael-Hamas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuniteti ndërkombëtar duhet ta imponojë një zgjidhje për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, pasi palët ndërluftuese nuk do të jenë në gjendje të pajtohen asnjëherë, tha shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të mërkurën.

“Unë besoj se ne kemi mësuar në këto 30 vjet se zgjidhja duhet të jetë e detyrueshme nga jashtë, sepse dy palët nuk do të jenë kurrë në gjendje të arrijnë marrëveshje”, tha Borrell në Lisbonë.

Ai paralajmëroi se “nëse kjo tragjedi nuk merr fund së shpejti, e tërë Lindja e Mesme do të digjet”.

Lufta arriti deri në Liban të martën me vrasjen e zëvendësliderit të Hamasit, Saleh al-Arouri, në Bejrut nga një sulm me dron.

 

 

Izraeli nuk e ka konfirmuar, po as mohuar se e ka vrarë numrin dy të Hamasit – grupit radikal palestinez që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.

Vrasja e tij ishte shenjë se lufta tashmë tremujore mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës është duke u përhapur në tërë rajonin.

“Ajo që ndodhi dje me vdekjen e njërit prej liderëve të Hamasit është një faktor tjetër që mund ta nxisë përshkallëzimin e konfliktit”, theksoi Borrelli, duke shtuar se do ta vizitojë Lindjen e Mesme, përfshirë Libanin, për “të gjetur mënyra” për zgjidhjen e konfliktit.

Lufta nisi pasi pjesëtarët e Hamasit i sulmuan qytetet jugore të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, dhe duke i rrëmbyer mbi 240 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Prej atëherë, Izraeli e nisi një fushatë ajrore, tokësore dhe detare në Gazë, duke i vrarë mbi 22.300 palestinezë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi./REL

Të fundit

Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Vizitorët e një vendi turistik shekullor në Kinën lindore u detyruan të nxitonin pasi qindra tjegulla çatie u shkëputën...

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë, Roven Zeka. Zbutet masa në arrest...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Lajme të tjera

Web TV