Ndryshime në qeveri/ Mitsotakis shkarkon kupolën e Ministrisë së Mbrotjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

6 ministra dhe zy/ministra ka ndryshuar mbrëmjen e së mërkurës kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në riformatimin e parë të qeverisë gati 8 muaj pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Ajo që bie në sy në këtë riformatim të vogël është fakti që Mitsotakis ka shkarkuar gjithë kupolën e Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit , një nga dy të ashtuquajtura «njollat» e kabinetit të tij, pas ngjarjeve të muajve të fundit.

Incidentet e njëpasnjëshme të dhunës së tifozëve, mbërritja e pakontrolluar e dhjetëra huliganëve nga Kroacia që u pasua nga vdekja e një tifozi grek , përleshjet me policinë dy javë më parë ku ka humbur jetën edhe një efektiv i saj  dhe në përgjithësi një rritje e krimit kanë sjellë çështjen e sigurisë në krye të shqetësimeve të shoqërisë greke, siç kanë treguar të gjitha sondazhet e fundit.

Kështu në këtë post Mitsotakis ka emëruar Michalis Chrisohoidhis , i cili rivjen në këtë ministri me eksperiencën e tij  për të zbatuar axhendën “rendi dhe ligji”, që ka qënë në krye të listës së prioriteteve të Demokracisë së Re qysh në periudhën parazgjedhore të  vitit 2019. Ndërsa në postin e zv/ministrit të këtij dikasteri që ka ndryshuar tre ministra prej qershori të kaluar, është emëruar Andreas Nikolakopulos

Gjithashtu Mistotakis ka ndryshuar edhe ministrin e Shëndetsisë , një nga sektorët ku ka pasur kritika të shumta për efikasitetin si dhe gjendjen e spitaleve shtetërore duke risjellë në këtë post Adonis Georgiadhis,ish ministër i Punës,  i cili ka kaluar nga ky portofol në vitet e vështira të krizës greke të borxhit në vitin 2013.

Në vendin e tij Mitsoatkis ka emëruar zonjën Domna Michailidhou. Personazh i ri në kabinetin qeveritar është emëruar Joana Litrivi si zv/ ministre e Arsimit. Ndërsa edhe zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis është emëruar zv/ ministër pranë kryeministrit për çështjet e shtypit./O.S

Të fundit

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV