Putini vijon ‘joshjen’, ofron nënshtetësi për familjet e të huajve që luftojnë për Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shpallur të enjten një dekret i cili ua mundëson shtetasve të huaj, të cilët luftojnë për Rusinë në Ukrainë, të marrin nënshtetësi ruse për vete dhe për familjet e tyre.

Sipas dekretit, njerëzit të cilët kanë nënshkruar kontrata gjatë thirrjeve të Moskës për “operacionin e veçantë ushtarak” në Ukrainë mund të aplikojnë për pasaportë ruse për vete, për gratë e veta, për fëmijët dhe prindërit e vet.

Ata duhet patjetër të sjellin dokumente që dëshmojnë se ata janë regjistruar në ushtri për së paku një vit.

Për nënshtetësi mund të aplikojnë ata të cilët kanë nënshkruar kontrata me forcat e armatosura, apo me “formacionet e tjera ushtarake” – një përshkrim i cili mund të vlejë për grupet siç është grupi mercenar, Wagner.

 

 

Ky dekret duket se ka për qëllim t’i nxisë të huajt me përvojë ushtarake të aplikojnë për t’iu bashkuar Rusisë.

Moska nuk i bën të ditura të dhënat për numrin e të huajve që luftojnë përkrah ushtrisë së saj në Ukrainë.

Megjithatë, Reuters ka raportuar në të kaluarën se kubanët, të cilët u regjistruan në ushtrinë e saj në këmbim të bonuseve të barasvlershme me njëqindfishin e pagës mesatare të Kubës, dhe për tre afrikanë të rekrutuar nga Wagneri, prej të cilëve dy u vranë duke luftuar.

Një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane ka gjetur se lufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë me 315.000 trupa të vdekur dhe plagosur, apo mbi 90 për qind e trupave me të cilat e nisi konfliktin.

Rusia i thirri 300.000 ushtarë shtesë në shtator 2022 në mobilizimin e saj të parë prej Luftës së Dytë Botërore. Ka pasur raportime të vazhdueshme se ajo do ta përsërisë këtë lëvizje, mbase pas zgjedhjeve presidenciale të marsit, në të cilat Putini pritet ta vazhdojë mandatin edhe për gjashtë vjet të tjera.

Lexo edhe :  Video Virale/ Trump vallëzon në Vitin e Ri me “YMCA”

Kremlini ka thënë vazhdimisht se nuk i nevojitet tjetër mobilizim, megjithatë, pasi qindra mijëra burra nënshkruan kontrata vullnetarisht vitin e kaluar për t’u bërë ushtarë profesionistë.

As Rusia e as Ukraina nuk kanë treguar cila është shkalla e humbjeve të tyre në luftën tashmë 22-mujore./REL

Të fundit

Einxhel dhe Dj Dagz prindër për herë të dytë/Moderatorja:Të tre presim të bëhemi katër…

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, kanë shpallur një lajm të bukur për ndjekësit...

SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie/ Vendos sot Apeli i GJKKO

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të shqyrtohet sot kërkesa e SPAK për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie. Engert Pëllumbi është...

VIDEO/ Fundjavë me reshje shiu dhe dëbore, termometri zbret në -5 gradë

Mot i paqëndrueshëm në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja shprehet se reshjet e shiut dhe të dëborës do të rikthehen në vend mbrëmjen e së...

“1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë”, Rama: Vijon puna për Teatrin Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një historik të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit që lamë pas. Në video-materialin e përgatitur nga...

Konflikti familjar përfundon në tragjedi, babai vret djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Tetovë në zonën e njohur si “BLLOKU 70”. Babai ka qëlluar për vdekje djalin...

Lajme të tjera

Web TV