Shkencëtarët: Vaksinat janë gati, ja kur do të testohen tek njerëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjensia shkencore e Australisë sapo ka filluar fazën e parë të testimit të vaksinave për koronavirusin e ri, Covid-19.

Ata janë duke pritur të kryejnë dy vaksinat kandidate në qëniet njerëzorë dhe besojnë se do të testohen këtë muaj.

Organizata e Kërkimeve Shkencore dhe Industriale e Commonëealth (CSIRO) thotë se shpreson të përfundojë fazën e parë të testeve për rreth tre muaj.

Lajmi vjen ndërsa 80 mjekë irlandezë u kthyen në shtëpi nga Australia të enjten për të ndihmuar mjekët që luftojnë me koronavirusin. Ata u tërhoqën në Dublin pasi fluturuan nga Perth dhe tani janë në izolim për 14 ditë.

Drejtori i shëndetit CSIRO, Rob Grenfell tha: “Ne shpresojmë që në 18 muaj vaksina të jetë shëprndarë tek të gjithë . Tani, kjo, natyrisht, mund të ndryshojë. Ka shumë sfida teknike me të cilat duhet të kalojmë.”

Ai i tha Reuters se vaksina po zhvillohej me një ritëm “të jashtëzakonshëm” pasi shkencëtarët arritën fazën e testimit para-klinik në tetë javë në vend të dy viteve si zakonisht.

CSIRO tha se do të eksploronte mënyrën më të mirë për të administruar vaksinën, përfshirë një injeksion intramuskular dhe një llak hundës.

Organizata kërkimore ka qenë e para jashtë Kinës që zhvilloi me sukses një version laboratorik të COVID-19./ Burimi: Dublinlive/ Përktheu dhe përshtati: Fjala.al

Të fundit

E vërteta e videos që u bë virale në “Tik Tok”

Mediat sociale, veçanërisht Tik Tok, kanë publikuar masivisht këtë fundjavë pamjet e një ngjarje të pabesueshme ku shihet sesi...

Sulmi ajror izraelit vret gazetarin e Al Jazeera-s në Gaza

Një nga gazetarët më të njohur të rrjetit Al Jazeera, Anas Al Sharif, është vrarë së bashku me katër kolegë të tjerë në një...

Donald Trump kërkon që të pastrehët të largohen urgjentisht nga Washingtoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se njerëzit e pastrehë duhet të “largohen urgjentisht” nga Washingtoni, ndërsa u zotua të luftojë krimin në qytet,...

Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme ndërsa thotë se kjo nuk është vetëm një krim, por edhe tradhti ndaj tokës tonë. Kreu...

E rëndë në Tiranë, punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

Një aksident fatal ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kinostudios, Tiranë. Rreth orës 09:30, një 66-vjeçar, i identifikuar si Rr. M., dyshohet...

Lajme të tjera

Web TV