Nis ristrukturimi i Gardës, Balla fton të rinjtë të konkurojnë për 70 vendet e lira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se Garda e Republikës ka hyrë në një fazë të re ristrukturimi dhe transformi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla fton çdo të ri apo t` re, të moshës 19–30 vjeç të bëhet pjesë e Gardës pasi është shpallur konkurimin për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor.

Sipas ministrit Balla, Garda e Republikës kryen çdo ditë misionin e saj me vendosmëri dhe besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit.

Postimi i plotë i ministrit Balla:

Garda e Republikës kryen çdo ditë misionin e saj me vendosmëri dhe besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit. Ndoshta shumë nuk e dinë faktin se heroi ynë Isa Boletini ka meritën e veçantë si krijuesi i parë i Gardës Kombëtare në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës.

Sot, Garda e Republikës po hyn në një fazë të re transformimi dhe ju fton të bëheni pjesë e saj, duke shpallur konkurimin për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor.

Çdo i ri apo e re, të moshës 19–30 vjeç, që kanë dëshirë të shërbejnë në Gardë mund të aplikojnë deri në datë 26 janar 2024. Aplikantët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza, vlerësimit të aftësive shëndetësore, intervistës dhe testit psikologjik si dhe testimit të aftësive fizike.

Procesi i testimit do të zhvillohet në datë 29 janar 2024, pranë Qendrës së Aftësimit Profesional të Gardës së Republikës, në Mullet, Tiranë.

Detaje mbi dokumentacionin dhe kriteret për aplikim: ???? https://mb.gov.al/70-vende-te-lira-per-punonjes-te-nivelit-baze-grada-inspektor-ne-garden-e-republikes/O.S

 

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Tragjedia e Koçanit, shpërndahen 30 milionë denarë për familjarët e viktimave

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shpërndajë 30 milionë denarë, për viktimat nga zjarri shkatërrues në diskotekën e Koçanit. Sipas mediave vendase, mësohet...

Gjykata e Durrësit “detyron”nënën të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit

Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u vra me thikë nga fqinji...

Lajme të tjera

Web TV