Rishi Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë për migracionin, rezultoi e suksesshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka dhënë një intervistë për BBC ku ka folur edhe për rezultatet e marrëveshjes së firmosur me kryeministrin shqiptar Edi Rama në dhjetor të vitit 2022 sa i takon kthimit në Shqipëri të shqiptarëve që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai tha se marrëveshja deri më tani kishte funksionuar, duke sjellë ulje të numrit të emigrantëve shqiptarë që tentojnë të kalojnë kanalin “La Mansh” me gomone për të kërkuar azil në Britani të Madhe.

“Si kryeministër, unë i dhashë përparësi vendosjes dhe funksionimit të marrëveshjes me Shqipërinë. Dhe për shkak se kjo marrëveshje po funksionon, besoj se edhe skema me Ruandën do të funksionojë”- u shpreh Sunak mes të tjerash.

Më herët, zyra e qeverisë britanike ka bërë me dije se mbërritjet e gomoneve me shqiptarë, janë ulur me 90% gjatë vitit 2023. Shifrat u publikuan gjatë takimit mes ministrit të Brendshëm shqiptar, Taulant Balla me homologun britanik, James Cleverly të cilët u angazhuan të bashkëpunojnë më ngushtë kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm./O.S

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV