Jeta sedentare dhe qëndrimi i gjatë në zyrë/ Si të luftojmë dhimbjet e shpinës dhe kokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpeshherë përsëritet e njëjta situatë. Gjatë qëndrimit në zyrë, sidomos për orë të gjata, ai që e pëson më shumë është trupi ynë. Kjo pasi biem pre e qëndrimeve të kushtëzuara, të cilat sjellin pasoja të natyrës si: dhimbje të kokës, shpinës, çrregullime apo pulitje të shpeshta të syve. Këto janë disa nga shqetësimet e përditshme që na shfaqen gjatë qëndrimit ulur me orë të zgjatura në zyrë. Ata që ulen për një kohë të gjatë në një tavolinë për punë nuk i bëjnë mirë shëndetit , aq sa nga një studim i bërë në Itali 8 nga 10 punonjës kanë vuajtur ose vuajnë nga çrregullime të lidhura me mënyrën në të cilën punojnë.

Një studim i bërë nga Loudhouse i paraqitur në Ministrinë e Shëndetësisë në Itali gjatë konferencës “Shëndeti në zyrë” kanë dal rezultate se kjo punë me orë të zgjatura ulur jep efekte negative në shëndet.

Në tre vitet e fundit, sipas analizës, 61% e të anketuarve kanë raportuar dhimbje shpine, 55% dhimbje koke, 49% dhimbje në shpatull ose tension, 49% probleme me sy, 47% dhimbje qafë dhe 31% dhimbje në dorë ose krah. Këto rezultate vijnë dhe në bazë të zakoneve të përditshme ku 97% duhet të ulen dhe të mos lëvizin, 90% mbajnë një pozicion të shtrënguar, 85% qëndrojnë në pozicion me këmbë të kryqëzuara.

“Shëndeti nuk është thjesht një gjendje fizike, por një mirëqenie me veten dhe mjedisin e punës”, u shpreh Cavuoti, president i Rete Ufficio Italia, organizata që organizoi konferencën ”Shëndeti në zyrë”.

Ja disa nga këshillat që u dhanë në konferencë:

Këshilla kundër dhimbjes së shpinës nga zyra

Lexo edhe :  Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

Në qoftë se është mbrapa domethënë në shpinë, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të marrim një pozicion të saktë para kompjuterit. Vetëm atëherë, shumë nga shqetësimet do të lehtësohen dhe ne do të lehtësojmë disa dhimbje në shpinë tonë të dobët.

Mos harroni, pra:

1.Mbani shtyllën kurrizore drejt

2.Ngrihuni shpesh dhe kaloni disa minuta në ushtrime të shpinës dhe të qafës

3.Qetësoni shpatullat dhe lëvizni qafën për të çlodhur muskujt e tendosur

4.Kundër dhimbjes së dorës, herë pas here lëvizni dorën dhe gishtat në të gjitha drejtimet

Këshilla kundër dhimbjes së kokës së zyrës

Më shpesh dhimbja e kokës në zyrë nxitet nga faktorë që shkojnë përtej qëndrimit “të thjeshtë”. Është e vërtetë që shpesh dhe mbi të gjitha nervat dhe muskujt janë në gjendje të shkaktojnë një çrregullim më të përhapur në kokë, por ka edhe shkaqe të tjera, të tilla si stresi, mungesa e gjumit ose ushqimi i dobët, që na shkaktojnë këtë dhimbje.

1.Për të luftuar stresin, përpiquni të rifitoni kohën tuaj dhe ndoshta duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër me kolegët e punës për të folur për diçka më tërheqëse për tu larguar sado pak nga monotonia përpara kompjuterit.

2.Meditoni! Shumë studime shkencore tregojnë se si meditimi është në gjendje të mbajë stresin larg.

3.Ngrihuni nga tavolina juaj dhe pini një çaj të butë detoksifikues.

 

 

Të fundit

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Lajme të tjera

Web TV