Njihuni me shtetin që arrestohesh nëse vendos maskë dhe flet për pandeminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi i Azisë Qendrore, Turkmenistani pretendon se nuk ka raste të koronavirusit në vend. Por nëse ndodh që të thoni fjalën “koronavirus” ndërsa prisni, për autobusin në kryeqytet me shumë mundsi do të arrestoheni.

Sipas një deklarate nga Gazetarët Ndërkombëtarë të Lirisë së Mediave pa Kufij (RSF), fjala koronavirus gjithashtu është hequr nga broshurat shëndetësore të shpërndara në shkolla, spitale dhe kompani.Shteti i pasur i Azisë Qendrore, i cili kufizohet me Iranin, nuk ka raportuar asnjë infeksion deri më tani dhe pse vendi fqinj, Irani ka më shumë se 44 mijë raste të infektuarish.

Korrespondentët e Radio Evropa e Lirë në Ashgabat raportojnë se policët ë veshur si civil po arrestojnë gjithashtu njerëz që veshin maska për fytyrën ose diskutojnë për pandeminë në publik.

Më 13 mars, presidenti Gurbanguli Berdimuhamedov, lëshoi një urdhër që hapësirat publike të spërkaten me bimën tradicionale Harmala, e cila supozohet se është masë mbrojtëse kundër pandemisë.

Turkmenistani renditet i fundit në listën e indeksit të lirisë së shtypit 2019 të botuar nga Reporterët pa Kufij dhe është vendi më i mbyllur në botë. Qeveria kontrollon të gjitha mediat vendase dhe ka vetëm një pjesë të vogël të përdoruesve të internetit të cilët mund të hyjnë vetëm në versionin shumë të censuruar të rrjetit, zakonisht në kafene ku duhet të tregojnë së pari identitetin e tyre./FoxNews

Të fundit

Real Madrid ‘prenoton’ 3 transferime për vitin tjetër! Kushtojnë… 0 euro

Florentino Perez ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas....

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi pyjor ka dekada pa pastruar...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Lajme të tjera

Web TV