Jessica Alba dhe e bija bënë terapi së bashku sepse kishin shumë debate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jessica Alba ka rrëfyer se ka bërë terapi së bashku me të bijën, Honor, për shkak se ato grindeshin shumë me njëra-tjetrën. Aktorja e filmit “Honey”, 42 vjeç, ka treguar për “Real Simple” se kur e bija ishte 11 vjeç (tanimë është 15 vjeç), ato kanë bërë disa seanca me eksperte të shëndetit mendor.

“Ne ziheshim gjatë gjithë kohës për idiotësi…Unë mendova: Nuk dua të jetoj kështu, nuk dua të kemi këtë hendekun mes nesh”, u shpreh aktorja, duke vijuar: “Është një proces dhe unë s’jam perfekte”.

Jessica theksoi se ky proces e ndihmoi të bijën ta kuptonte si nënë dhe se ajo thjesht është një prind. “Si nëna e saj, kur them diçka, ajo do ta dëgjojë si një zënkë, ose sikur unë po mundohem ta kontrolloj. Unë doja që të ishte dikush që t’ia shpjegonte gjërat në një mënyrë që unë nuk mundesha”, tregoi ylli i “The Fantastic Four”.

Alba, e cila ka edhe dy fëmijë me bashkëshortin Cash Warren, Haven (12 vjeç) dhe Hayes (6 vjeç), tha se edhe vajza e dytë i është bashkuar disa seancave. Alba e përshkroi terapinë si një mjet të ndjeshëm dhe theksoi se tanimë vajzat e saj bëjnë terapi më vete, pa prezencën e së ëmës.

Jessica foli për rëndësinë e terapisë. “Disa njerëz, si për shembull në familjen time, (mendojnë) se ti flet me një prift dhe kaq. Unë nuk u rrita në atë ambient ku ti mund të flasësh për këto gjëra dhe thjesht i mbylla në vetvete dhe vazhdova para, ndaj gjej shumë fymëzim thjesht duke folur me fëmijët e mi”.

Alba dhe bashkëshorti i saj janë njohur në vitin 2004, në sheshxhirimin e “The Fantastic Four”. Ata u fejuan në vitin 2007 dhe vitin tjetër kurorëzuan dashurinë e tyre.

Të fundit

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve/Rama: I tmerruar! Shqipëria në solidaritet me Gjermaninë

Pas sulmit të ndodhur në Gjermani, ku një makinë hyri në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg duke marrë përpara...

Ligji për pensionet: Pensionistëve do iu njihet pensioni mbi bazën e librezës së punës

Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin që synon njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore për llogaritjen...

FJALA E ATJONIT E RE SIÇ ISHTE I RI

Pasionant i fjalës, Atjon V. Zhiti, e kërkonte dhe e donte atë. Gazeta jonë ka botuar më parë shkrime nga vëzhgimet e tij rinore,...

Në ditëlindjen e Stalinit, Tirana vazhdon të përkujtojë “21 Dhjetorin”

Nga Leonard Veizi   Në një ditë të zakonshme të dimrit në Tiranë, kur ajri është i mbushur me grimca të pamasa ndotjeje dhe aromë kafeje...

Magdeburg: Çfarë dimë deri tani për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve

Pak pas orës 20:00 (koha e Greqisë) një BMW SUV i zi u përplas me shpejtësi të lartë në turmën e mbledhur në një...

Lajme të tjera

Web TV