REL: Vorbull dyshimesh rreth peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interpretimi i ndryshëm i udhëzimit administrativ të Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e kryetarëve, ka shkaktuar edhe njëherë konfuzion se deri ku ka arritur procesi i zëvendësimit të kryetarëve në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), thonë se është duke u bërë mbledhja e nënshkrimeve për peticionin për shkarkimin e kryetarit dhe se emri për një gjë të tillë ka mbetur rreth dy javë.

Grupi i qytetarëve – të cilët sipas udhëzimit administrativ duhet të mbledhin këto nënshkrime – thotë se nuk e ka marrë dokumentacionin e nevojshëm për të nisur peticionin dhe se askush nuk i ka njoftuar se ka një afat kohor për këtë.

Kryetarët e kuvendeve komunale – të cilët supozohet se do të jenë një lloj ndërmjetësimi mes qytetarëve dhe pushtetit qendror – pohojnë se e kanë bërë punën e tyre dhe se tani u takon qytetarëve që ta nisin peticionin.

 

 

Serbët nga veriu i Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022, përfshirë edhe ata në pushtetin lokal. Pasi bojkotuan zgjedhjet e jashtëzakonshme në prill, kur në krye të komunave erdhën shqiptarët, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, njoftoi në mes të tetorit të vitit 2023 se është gati të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës.

Çfarë kontestohet?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) njoftoi në mes të dhjetorit të vitit të kaluar se kryetarët e kuvendeve komunale, grupet dhe iniciativat qytetare dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës janë njoftuar për numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto tri komuna.

Lexo edhe :  “Kurtin nuk e voton gruaja, nuk është në listën e votuesve”

Ai hap është i paraparë me udhëzim administrativ, sepse për peticion duhet mbledhur 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar me të drejtë vote.Kjo duhet të jetë një shenjë se mbledhja e nënshkrimeve mund të fillojë, por mbetet e paqartë nëse, para këtij hapi, Grupi Iniciues ishte regjistruar zyrtarisht për të filluar peticionin dhe nëse mori leje për të përdorur një zonë ose hapësirë publike për këtë qëllim, sepse palët paraqesin pretendime krejtësisht të ndryshme.

Procesi i zëvendësimit të kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, pasoi tensionet e larta në fund të majit të vitit të kaluar kur kryetarët shqiptarë erdhën në pushtet për shkak se serbët bojkotuan zgjedhjet.

Nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, në fillim të shtatorit 2023, Prishtina zyrtare hartoi një udhëzim administrativ që mundëson largimin e atyre kryetarëve të komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Mirëpo, tash e një muaj po vazhdon “diskutimi” mes aktorëve për zëvendësimin e kryetarëve, me akuza të ndërsjella se pala tjetër nuk po e zbaton udhëzimin administrativ./O.S

Të fundit

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e...

“Do t’i shpartallojmë partitë e vjetra”/ Osmani: E kuptoj stuhinë para se të nisë!

Kreshnik Osmani nga “Lëvizja Atdheu” u shpreh optimist në Off the Record se partitë e vjetra do të  shpartallohen në zgjedhjet e reja që...

Lajme të tjera

Web TV