Trondit bashkëpunëtori i vrasësit të 41-vjeçares: Isha aty sepse pranova ofertën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të arrestuarit që po ndiqen penalisht për vrasje me dashje, ndërprerje të shtatzënisë me dhunë, grabitje, si dhe për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të paligjshëm dhe mëngjesin e sotëm janë dërguar në Gjykatën e Selanikut.

I pari që ka kaluar “pragun” e hetuesisë ka qenë 34-vjeçari, i cili sipas informacioneve ka pohuar se partneri i 41-vjeçares ka qenë ai që i ka marrë jetën gruas.

Ai tha se 39-vjeçari ia mbylli gojën dhe e lidhi gruan dhe se ai e ndihmoi atë që të mbante trupin.

“Unë isha aty për ta ndaluar sepse pranova ofertën e tij për të bërë një grabitje të rreme pa u lënduar vajza. Kur mori thikën në duar, më kërkoi të largohesha. Dola nga pallati dhe prita në makinë. Pastaj erdhi dhe më tha se e kishte vrarë. Pranova ta lëviz trupin, pasi kisha frikë se mos e pësoja edhe unë”, mësohet se ka thënë ndër të tjera ai.

“Nuk dija asgjë. 39-vjeçari kishte planifikuar gjithçka. Kisha frikë për mua dhe familjen time. E pranoj që kam ndihmuar në transport me bagazhin”, tha ai.

Partneri vrasës gjatë hetimeve paraprake mohoi përfshirjen e tij në vrasje dhe pretendoi se atë natë kishte fjetur “rëndë”, pasi kishte marrë qetësues, megjithëse lëvizjet e tij kanë qenë të regjistruara në video dokumente të ndryshme dhe që ata e mohojnë./O.S

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV