Google zbulon lëvizjet e njerëzve gjatë pandemisë Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Google po ndjek publikisht lëvizjet e njerëzve në 131 shtete, në një kohë kur bota shihet e gjunjëzuar përballë Covid-19. Kompania teknologjike ka publikuar së fundmi raportin e parë që përfshin të dhënat për 29 Mars, përsa i takon vendeve që njerëzit kanë frekuentuar më së shumti në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë.

Duke bërë një krahasim me lëvizjet pikërisht në këtë muaj të një viti më parë, Google ka dalë në konkluzionin se frekuentimi i njerëzve në Mbretëri të Bashkuar është ulur 85% në vendet e shitjes me pakicë, 46% në ushqimore dhe farmaci, 52% në parqe, 75% në stacionet e tranzitit, 55% në vendet e punës, ndërsa në vendet e banimit rezulton 15% më i lartë.

Lëvizjet e njerëzve në Francë, sipas Google, janë ulur 88% në vendet me pakicë, 72% në ushqimore dhe farmaci, 82% në parqe, 87% në stacionet e tranzitit dhe 56% në vendet e punës, kurse në vendet e banimit rezultojnë 18% më të larta.

Google shpreson qe informacioni, i mbledhur kryesisht përmes aplikacionit Google Maps, të përdoret nga drejtuesit e shëndetit publik dhe zyrtarë për të ndihmuar në menaxhimin e shpërthimit të koronavirusit.

“Ky informacion mund të ndihmojë zyrtarët të kuptojnë ndryshimet e lëvizjeve. Për shembull, vizitat e vazhdueshme në qendrat e transportit mund të tregojnë nevojën për të shtuar autobusë ose trena, në mënyrëe që t’u  mundësojë njerëzve hapësirë për distancim shoqëror”- u shpreh një përfaqësues i kompanisë, duke shtuar se kjo e fundit i ka anonimizuar të dhënat në mbrojtje të përdoruesve.

Kjo iniciativë e Google vjen një ditë pasi komisionerja e BE-së, Vera Jourova, u bëri thirrje gjigandëve të teknologjisë të ndajnë më shumë të dhëna me shkencëtarët dhe mjekët që po luftojnë koronavirusin. Ajo gjithashtu i kritikoi ata për pasivitetin e treguar ndaj informacionit të rremë.

Lexo edhe :  U nis drejt Gjermanis, humb kontaktet me familjarët i riu nga Korça

“Ne ende shohim që platformat kryesore vazhdojnë të fitojnë para dhe stimulojnë dezinformimin dhe përmbajtjen e dëmshme në lidhje me pandeminë duke pritur reklama në internet. Kjo duhet të ndalet!”- tha komisionerja.

Fjala.al

Të fundit

Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët/ Mbyll garën me mbi 20 mijë vota

Kandidatja e PD për deputete në listën e hapur për qarkun e Tiranës, është gruaja më e votuar ndër...

Serbia drejt finalizimit të studimit për prodhimin e energjisë bërthamore

Qeveria serbe ka njoftuar se brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të prezantojë një studim fizibiliteti mbi energjinë bërthamore në Serbi, studim...

“Këto ishin zgjedhjet më të pisëta të zhvilluara ndonjëherë”

Pano Soko, një nga kandidatët për deputet në Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, i ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit si më të pistat që...

Flutura Açka: Ju tregoj lojën e Gazment Bardhit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur për marrëdhënien e saj të dikurshme me Gazment Bardhin, për të cilin dikur kishte shprehur publikisht...

Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuarin

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke...

Lajme të tjera

Web TV