Del ilaçi që shëron koronavirusin/U provua tek minjtë, ja kur do përdoret për njerëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në revistën shkencore Science Translational Medicine është publikuar se spektri i gjerë antiviral oral EIDD-2801 mund të jetë një mundësi terapeutike për Covid-19 dhe për gjitha familjen e koronaviruseve.

Studiuesit kanë demonstruar se ilacci antiviral EIDD-2801 mund të përdoret për SARS-CoV-2, i cili është koronavirusi që shkaktoi pandeminë që jemi duke përjetuar. Gjithashtu ka treguar efikasitet edhe me coronaviruset si SARS-CoV dhe MERS-Cov.

Studiues nga Universitetit të Karolinës së Veriut në (UNC-) Chapel Hill Gillings School of Global Public Health, Qendra Mjekësore Universitare Vanderbilt (VUMC) dhe Instituti Emory për Zhvillimin e Barnave (EIDD),  testuan EIDD-2801 në dy minj dhe në qelizat e kulturuara të mushkërive njerëzore të infektuara me koronaviruse të ndryshme.

Sipas këtij ekipi, EIDD-2801 mund të parandalojë dëmtimin e rëndë të mushkërive në minj të infektuar.

Gjithashtu ajo uli ngarkesën virale dhe humbjen e peshës tek minjtë kur u dha si një trajtim midis 12 dhe 48 orë pas fillimit të infeksionit.

Megjithëse ky është një lajm shumë i mirë, studiuesit thonë se ky trajtim do të jetë ndryshe tek njerëzit pasi ka një periudhë më të gjatë midis fillimit të sëmundjes dhe vdekjes së individit  krahasuar me minjtë.

Ky ilaç i ri jo vetëm që ka potencial të lartë për trajtimin e pacientëve COVID-19, por gjithashtu duket i efektshëm për trajtimin e infeksioneve të tjera serioze koronavirus,” tha autori i studimit të lartë, Ralph Baric, profesor i epidemiologjisë në UNC-Chapel Hill Gillings School of Shendeti Publik Global, shkruhet revistën shkencore Science Translational Medicine. 

Studimet klinike të EIDD-2801 tek njerëzit pritet të fillojnë më vonë këtë pranverë. Studiuesit shpresojnë që nëse ilaçi është i suksesshëm ai mund të përdoret si në pandeminë COVID-19, por edhe në kontrollin e shpërthimeve të tjera të koronavirusit në të ardhmen. 

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV