“Tirana me ndotje ekstreme”, Balliu për raportin e KiE: Pasojë e sektorit të ndërtimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me raportin e Këshillit të Europës, ku thuhej se Tirana është qyteti me ndotje të niveleve të larta.

Në një deklaratë për mediat, Balliu u shpreh se kjo ndotje është pasojë e çmendurisë në ndërtim, e babëzisë për fitime para nevojës për qytet me cilësi, e rritjes duke nëpërkëmbur qytetarin dhe e lehtësirave për të madhin duke shkelur me këmbë të voglin.

Deklarata: 

Raporti i Këshillit të Europës për Tiranen nxori në pah një dramë të kryeqytetit, ndotjen ekstreme dhe rrezikun që paraqet për jetën e qytetarëve.

 

 

Ky raport i vulos Tiranës damkën e një prej qyteteve më të këqija për të jetuar. Ky nuk është një fakt i panjohur, pasi ju e jetoni përditë trafikun, ndotjen, mungesën e hapësirave publike, mungesën e parkimit, por ky lloj certifikimi nga institucione serioze është një kambanë alarmi për të gjithë në.

Është në rrezik jeta jonë dhe e fëmijëve tanë. Kjo ndotje është pasojë e çmendurisë në ndërtim, e babëzisë për fitime para nevojës për qytet me cilësi, e rritjes duke nëpërkëmbur qytetarin, e lehtësirave për të madhin duke shkelur me këmbë të voglin.

Nuk ka njeri, pavarësitsht bindjes partiake, që të mos e kuptojë së qytetari nr.1 i Tiranës, ai që Erion Veliaj i ka dorëzuar çelësin e qytetit, është lavatriçja e pastrimit te parave në ndërtim, korrupsioni me fondet publike, nga çerdhet që rrisin fëmijë, te djegësat që duhet të përunonin pampersat e tyre.

Kjo centrifugë fitimprurëse për Veliajn e një grush njerëzish, hedh lëndë helmuese në mushkerite e fëmijëve tanë.

Tirana, me një trafik xhungle, Tirana pa rrugë, me pallate të mafias, Tirana pa kopshte, pa çerdhe, pa shkolla, është filozofia shkatërrimtare e Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Lexo edhe :  Këlliçi: "Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë"

Lal betoni ka ardhur dhe do të ikë si përfaqesues i mafias, ka ardhur dhe do të ikë si përfaqesues i inceneratoreve, ka ardhur dhe do të ikë si partner i kontratave dhe lobingjeve të rrezikshme per shqiptarët të llojit McGonigal, apo Ndragheta.

Ky raport i KiE nuk certifikon vetëm ndotjen vdekjeprurese të kryeqytetit. Ky raport është goditja më e madhe që i jepet, jo vetem bashkisë dhe kryetarit te saj, por dhe mediave të regjimit dhe propagandës banale mbi çmimet që merr Erioni dhe Bashkia. Ky raport hedh poshtë propagandën qesharake të lali shejtanit dhe mediave të tij për qytetin e Rinisë dhe Sporteve, ndërkohë që rinia është gomonet e arratisë dhe sporti i vetëm janë orët e vdekura në trafik.

Le të jete ky raport një indicie për SPAK, që të nisë një hetim të menjëhershëm se me çfarë fondesh paguhen çmimet për të shpëlarë Erion Ndraghetën. Të paktën të bëjnë këtë. Se erën e plehrave të inceneratorëve nuk ia heqin dot. Të hetohen me seriozitet taksat për mjedisin që i vihen qytetarëve dhe ku shkojnë ato. Ta bëjnë të paktën këtë hetim sepse rrezikohen mushkërite tona dhe të fëmijeve tanë.

Ky raport i KiE ishte nje grafi e mushkërive të banorëve të kryeqytetit për të cilet Rilindja është kthyer në Covid permament./O.S

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV