Zbardhet dëshmia e babait të vajzës së dhunuar: Nuk doja ta vrisja, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

50-vjeçari Fation Tarellari vrau disa ditë më parë në Greqi kunatin e tij Erion Pelivani, pasi kishte mësuar se ai abuzonte seksualisht me vajzën e tij nga martesa e parë dhe e kishte kërcënuar atë me foto dhe video në këmbim të parave.

Mediat Helene kana zbardhur sot dëshminë e shqiptarit. Ai ka deklaruar se nuk kishte ndërmend që ta vriste kunatin e tij.

Tarellari ka deklaruar se Pelivanin e kishte thërritur për ta pyetur përse kishte abuzuar me vajzën e tij.

kunati 33-vjeçar kishte bërë rezistencë dhe kishte tentuar t’i merrte armën dhe në këtë moment ai ka pretenduar se e kishte qëlluar instinktivisht.

“E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im, nuk kishte fare frikë nga unë, nuk më llogariti. M’u afrua dhe tentoi të më merrte armën dhe më goditi, donte të më vriste. Në atë moment qëllova instinktivisht pa menduar për gjërat e tjera”, ka deklaruar 50-vjeçari, sipas avokatit të tij, Alexis Kouya.

Kujtojmë se sot Fation Tarellari doli para gjykatës dhe u la në arrest shtëpie./E.T

Të fundit

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

Lajme të tjera

Web TV