SHBA/ Pikat e karikimit Tesla në Chicago,të mbushura me ‘makina të vdekura’ nga i ftohti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pronarë të trishtuar të makinave elektrike Tesla në zonën e Chicago, SHBA shiheshin duke tentuar me dëshpërim të karikonin automjetet e tyre pa shumë rezultat, teksa stuhia e të ftohtit ka përfshirë zonat qendrore e perëndimore të vendit.

Pikat e karikimit duket se po kthehen në varreza makinash ditët e fundit teksa temperaturat kanë rënë deri në -10 gradë, raporton rrjeti Fox Business.

“Nuk merr asgjë, akoma zero përqind,” thotë shoferi Tyler Beard, i cili përpiqet të karikojë makinë e tij Tesla në Oak Brook, Illinois.

Beard dhe pronarë të tjerë makinash Tesla ankohen se mjetet nuk marrin karikim prej motit të ftohtë dhe se duhet t’i braktisin aty, shkruan rrjeti FoxNews.

“Këto janë vetëm një masë robotësh të vdekur,” tha një prej shoferëve.

Kevin Sumrak tregonte për rrjetin Fox se kishte ardhur të dielën në aeroportin e Chicago dhe makina e tij Tesla nuk ndizej. Ai ishte detyruar të ngrinte makinën në karroatrec për ta cuar në pikën e karikimit.

Ekspertët thonë se motii ftohtë mund të ndihkojë në aftësinë e mjeteve elektrike për t’u karikuar si duhet.

“Nuk është thjesht puna të fusësh në prizë, bateria kërkon parakushtet e saj që do të thotë se nevojitet një temperature optimale për të pranuar karikimin e shpejtë”, tha Mark Bilek i grupit the Chicago Auto Trade Association.

FOX Business ka tentuar të kontaktojë me Tesla për çeshtjen por nuk ka marrë përgjigje./O.S

Të fundit

Masat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda falënderon efektivët dhe qytetarët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan...

Laert Vasili: Motra ime vdiq sepse i morën gjak për t’i rigjeneruar gjakun Enver Hoxhës

Laert Vasili ishte këtë të shtunë në një intervistë plot emocione në “S’e luan Topi” në Top Channel. Gjatë rrëfimeve të tij për të shkuarën...

Nëse përballë Serbisë do të kishte luajtur Kombëtarja Kuqezi e plotë…

Nga Eduard Zaloshnja Deri në vitin 1990, në Kombëtaren Kuqezi luanin vetëm futbollistë që aktivizoheshin në kampionatin shqiptar. Për arsye të vetkuptueshme të asaj kohe…. Pas...

Itali/ Referendum për punën dhe shtetësinë, hapen qendrat e votimit! Zgjat edhe të hënën

Qendrat e votimit janë hapur sot në të gjithë Italinë dhe deri në orën 15:00 të së hënës, për pesë pyetjet mbi punën dhe...

Arrestohet nga imigracioni amerikan TikTokeri i famshëm

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai u arrestua të premten nga...

Lajme të tjera

Web TV