Balla takim me Prokurorin e Përgjithshëm: Po goditen fort lidhjet e krimit me drejtësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Në fokus të takimit ku morën pjesë edhe drejtues të lartë të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit ishte vlerësimi i ecurisë së punës së deritanishme të strukturave të prokurorisë dhe policisë, koordinimin mes tyre dhe bashkërendimin e prioriteteve në goditjen e krimit.

Gjatë takimit ministri Balla theksoi se revanshi i sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar po godet fort sëmundjen e vjetër të lidhjeve të krimit me policinë dhe drejtësinë.

Gjithashtu ministri Balla vlerësoi rezultatet e arritura në goditjen e rrjeteve të shpërndarësve të lëndëve narkotike në muajin shtator 2023, puna e kryera nga strukturat e policisë dhe prokurorisë në këtë drejtim si dhe u shpreh vullneti për vazhdimin e punës në këtë aspekt edhe gjatë vitit 2024, duke e konsideruar si çështje me prioritet maksimal.

Gjithashtu prej tij u prezantuan edhe disa aspekte të tjera prioritare për punën e Policisë së Shtetit e për të cilat kërkohet mbështetje nga ana e prokurorisë. Mes të tjerash gjatë takimit ministri Balla theksoi rëndësinë e dy vendimeve të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg në lidhje më çështjen e 21 Janarit si dhe çështjen Hysa ndaj Shqipërisë, lidhur me respektimin e standardeve në aplikimin e masës së sigurimit “arrest në burg” në fazën e hetimit dhe gjykimit.

 

 

Nga ana e tij, Prokurori i Përgjithshëm Çela vlerësoi nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional me Policinë e Shtetit dhe angazhimi maksimal i prokurorive megjithë problemet që po has institucioni për shkak të mungesave në strukturë si rrjedhojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Ai u ndal në nevojën për të harmonizuar prioritetet e luftës ndaj kriminalitetit përmes individualizimit më të mirë të të tyre në kuadër të rekomandimeve për luftën ndaj kriminalietit që çdo vit Këshilli i Ministrave i përcjell prokurorisë. Gjithashtu ai vuri theksin mbi nevojën për të përmirësuar punën në drejtim të ecurisë së procesit të dekriminalizimit, duke u fokusuar në përdorimin më efikas të kanaleve të komunikimit që ka Policia e Shtetit për marrjen e të dhënave të nevojshme nga partnerët ndërkombëtarë. Mes të tjerash Prokurori i Përgjithshëm kërkoi një kujdes të shtuar nga ana e Policisë së Shtetit sa i përket respektimit të të drejtave proceduriale të shtetasve në rastet e sekuestrimeve të mjeteve të personave që drejtojnë automjetet në mënyrë të pa rregullt, për të evituar kostot e panevojshme për qytetarët dhe për shtetin.
Në takim u ra dakord për të përpunuar një plan veprimi sa i përket edhe përballjes me fenomene të reja kriminale si rrjedhojë e përdorimit të gjerë të rrjeteve sociale për kryerjen e krimeve të ndryshme, ku u vlerësua si shumë shqetësuese prekja masive prej tyre e personave të mitur.

Lexo edhe :  Papa Françesku mban meshë madhështore në vizitën e tij të parë në Korsikë

Dy institucionet u angazhuan gjithashtu edhe për marrjen e një sërë masash të përbashkëta në drejtim të koordinimit më të mirë të të dhënave që lidhen me shpalljen dhe heqjen nga kërkimi ndërkombëtar të shtetasve shqiptarë./O.S

Të fundit

“Mbështetje Diasporës në njohjen e pensioneve”/Rama: Jemi duke negociuar 8 marrëveshje…

Kryeministri Edi Rama thotë se mazhoranca ka mbështetur Diasporën për njohjen e pensioneve në shtetet ku shqiptarët jetojnë dhe...

Kush janë emigrantët që mund t’i prekë plani i Trump për dëbime masive?

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është zotuar se do t’i dëbojë miliona emigrantë që jetojnë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara sapo ta marrë...

Rama: Model i ri i AI për 2025 dhe kthimi i shqiptarëve në nënshtetësi e tyre

Kryeministri Edi Rama ka thënë se komponenti arbëresh në diasporën shqiptare ka qenë i harruar, por është bërë një punë e konsiderueshme për ta...

19 dhjetor 1918, u mbajt Kongresi i Tiranës me në krye Abdi Toptanin

Më 19 dhjetor 1918 u mbajt Kongresi i Tiranës, një ngjarje e rëndësishme që shënoi përpjekjet për organizimin e një kongresi mbarëkombëtar dhe konsolidimin...

New Yorku shpallet qyteti më i pasur në botë

Qyteti i Nju Jorkut, metropoli i njohur për horizontin e tij ikonik dhe rrugët plot zhurmë, është edhe një herë lideri i padiskutueshëm global...

Lajme të tjera

Web TV