2023, rriten me 17% aksidentet me pasojë humbje jete, Policia:Shumica, shkaku drejtuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidentet rrugore të shtuara përgjatë vitit 2023 kanë rezultuar fatale për 192 persona, një rritje kjo me gati 17% në krahasim me 2022-in. Shqetësuese për Policinë Rrugore është tendenca në rritje e humbjeve të jetës së këmbësorëve, që zënë gati 30% të numrit total të aksidenteve me pasojë.

Altin Qato, drejtor i Policisë Rrugore: Kryesisht, i kemi pasur në ato akse, që i kemi përcaktuar si “njolla të zeza”, ku këmbësorët nuk respektojnë kalimin në vendkalime të përcaktuara. Si periudhë kohe, është ajo që ka errësirë, për shkak se nuk ka ndriçimin e nevojshëm.

Shumica e 1 285 aksidenteve rrugore të ndodhura ne total përgjatë një viti kanë si pasojë sjelljen e shoferit.

Të rinjtë e grupmoshës 25-34 vjeç janë më problematikët, pasi kanë shkaktuar edhe numrin më të lartë të aksidenteve.

Altin Qato, drejtor i Policisë Rrugore: Shkaqet kryesore që kemi klasifikuar gjatë vitit të kaluar kanë të bëjnë me shpejtësinë, mosdhënien e përparësisë dhe këmbësorët.

Policia Rrugore paralajmëron shtim të kontrolleve, sidomos për shpejtësinë.

Altin Qato, drejtor i Policisë RrugorePolicia Rrugore do të fokusohet me monitorimin me patrulla, por duke përdorur dhe mjetet inteligjente, kryesisht matësit e shpejtësisë për të penalizuar çdo shkelës të normave të shpejtësisë.

Në vitin që lamë pas, më shumë aksidente rezulton se kanë ndodhur në Nëntor dhe Dhjetor. Vetëm muaji i fundit i vitit regjistroi një rritje me 50% të ngjarjeve, në krahasim me 2022-in. Tirana, Durrësi dhe Lezha janë qarqet më problematike.

/O.S

Të fundit

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

Lajme të tjera

Web TV