Tërbohet’ moti në këtë vend, raportohet për viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën brenda gjashtë ditësh për shkak të kushteve të dimrit në disa shtete amerikane.

Raportohet se numri i të vdekurve është rritur në 21 në Tennessee, New York, Arkansas, Kansas, Oregan dhe Mississippi që nga 12 janari për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe motit të ftohtë që ka goditur gjashtë shtetet.

Shërbimet meteorologjike njoftuan se më shumë se 75 centimetra dëborë ranë rreth qytetit të New Yorkut, Buffalo në kufi me Kanadanë, duke vështirësuar trafikun.

Shpejtësia e erës së përzier me borë pritet të arrijë në vende të caktuara deri në 65 kilometra në orë.

Temperaturat e ftohta në pjesët qendrore të vendit thuhet se do të kthehen në nivele të rrezikshme deri të premten dhe do të rrisin rrezikun e ngricave.

Sipas faqes së internetit FlightAware, e cila monitoron trafikun ajror, të mërkurën në SHBA u pezulluan 1.090 fluturime dhe u shtynë 4.221.

Faqja e internetit Poweroutages raportoi se gati 95.000 njerëz ishin pa energji sot në tre shtete të SHBA-së./E.T

Të fundit

Kryeministri i Malit të Zi propozon ndalimin e armëve

Autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhura me armët, duke...

Hawai/ Festa kthehet në hidhërim, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur

Festa u kthye në hidhërim në ishullin e largët të Hawait. Një shpërthim i shkaktuar nga fishekzjarre ka vrarë të paktën tre persona në...

I mbijetoi Holokaustit, legjenda olimpike nderron jetëE

Agnes Keleti, e mbijetuara e Holokaustit dhe medaliste e shumëfishtë olimpike, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare. Ajo kishte fituar dhjetë medalje olimpike në gjimnastikë, përfshirë...

Masakra në SHBA dhe Mal të Zi/ Ministria e Jashtme…

SHQIPËRI- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për dy masakrat e ndodhura, njëra në SHBA me 15 viktima...

Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan të mërkurën se sulmet izraelite në Rripin e Gazës lanë të vrarë së paku 12 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë. Sulmi...

Lajme të tjera

Web TV