Kosova po mbushet me punëtorë të Bangladeshit, asnjë termin i lirë për viza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse shumë larg me kilometra, punëtorët aziatikë, posaçërisht qytetarë nga Bangladeshi ia kanë mësyrë me të madhe Kosovës për të punuar në sektorin privat, sa që nuk po arrijnë të procedohen aplikimet që nga muaji nëntor i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti.

Mediat në Kosovë kanë komunikuar me disa qytetarë të interesuar dhe me Ambasadën e Kosovës në Bangladesh, ku këta të fundit janë përgjigjur se janë detyruar të shtyjnë fillimin e marrjes së aplikimeve të reja për viza punësimi për kategorinë “D’’ deri në mars.

Komunikimi mes Ambasadës dhe aplikuesit

“Ne parashikojmë që në fillim të marsit të fillojmë me procedurën e re të vizave duke përfshirë listën e dokumenteve të reja dhe udhëzimet e reja”- shkruan në përgjigjen që ia ka kthyer Ambasada një ndërmarrësi të interesuar nga Kosova që të punësojë punëtorë nga Bangladeshi.

Të njëjtit aplikues, në nëntor Ambasada fillimisht i kishte kthyer përgjigje që nuk mund t’ia pranojë kërkesën për termin  për aplikim pune, pasi që Ambasada nuk ka termine të lira deri mbas 25 janarit.

Bazuar në përgjigjen e Ambasadës, ata kishin thënë që në fillim të janarit do të lëshojnë një njoftim të ri me procedura të reja, më efikase dhe më të shpejta aplikimi, të cilat do të përmisiojnë procedurën e aplikimit dhe dukshëm të shkurtojnë kohën e përgjigjeve.

Megjithatë, një gjë e tillë akoma nuk është publikuar në faqen e misionit diplomatik në Bangladesh.

E, as vetë ambasada dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Viza e tipit “D” është afatgjatë. Këto viza kërkohen për qëndrime që tejkalojnë periudhën tre mujore. Mes të tjerëve për këtë vizë mund të aplikojë një punonjës që do të punojë në një biznes në Kosovë ose për punësim sezonal.

Lexo edhe :  Presidenti i Letonisë: Duhet të largohen masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Viteve të fundit nën arsyetimin se ka mungesë të fuqisë punëtore në sektorin privat ka nisur ky trend i punësimit të qytetarëve nga Azia Jugore.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, në tetor të vitit të kaluar kishte thënë që deri më tani në Kosovë kanë ardhur rreth 500 punëtorë nga Bangladeshi, të cilët Kosovën po e shohin si pikë tranzicioni për ikje në perëndim.

“Në Kosovë kemi treg të çrregulluar, punëtorët tani po zgjedhin. Nuk është koha kur pronarët e kompanive kanë thënë se nëse dëshiron të punosh mirë, nëse jo tjetri është duke pritur te dera… Këta (punëtorët nga Bangladeshi)  nuk vijnë për të punuar, por Kosovën e shohin si pikë tranzicioni për ikje në perëndim”- është shprehur Azemi./e.t

Të fundit

Dorëhiqet ministrja për fëmijët, u zbulua se solli në jetë një bebe nga një adoleshent

Ministrja e Islandës për Fëmijët ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se një nga fëmijët e saj kishte ardhur në...

Berisha kërkon heqjen e masës detyrim paraqitje, çështja regjistrohet në Gjykatën e Lartë

Kreu i PD, Sali Berisha kërkon heqjen e masës detyrim paraqitje. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha çështja është regjistruar ditën e sotme...

Specialja nuk e lejoi në varrim, ish-presidenti Thaçi në Kosovë, viziton varrin e babait

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitojë varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi i cili vdiq të dielën, më 16 mars. Gjykata Speciale...

21 mars, Dita Botërore e Sindromës Down

21 Marsi është Dita Botërore e fëmijëve me sindromën Down. Sindroma Down, e njohur gjithashtu si trisomi në kromozomin 21, është e lidhur me...

“7×7=313!”/ Basha ironizon Ramën: 2021 ishte i demokratëve, por ti i vodhe zgjedhjet

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar sërish ndaj kryeministrit Rama, i cili me ironi tha gjtë një vizite tek njësia 2 se...

Lajme të tjera

Web TV