Aleanca e porteve kundër drogës/ BE përgatit “rrjetën” për trafikantët, në portat hyrëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontrabandistët e drogës në BE janë bërë kaq “shumë kreativ” sa portet detare të bllokut duhet të bashkojnë forcat për të luftuar taktikat e tyre gjithnjë në ndryshim, tha për AFP ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden.

Kjo ide do të promovohet të mërkurën kur Verlinden, së bashku me Komisionin Evropian, takohen me përfaqësues të lartë nga rreth 20 porte të BE-së, zyrtarë të Europolit, ministra të tjerë të brendshëm dhe drejtues të transportit detar për të nisur Aleancën Evropiane të Porteve.

Inaugurimi do të bëhet në Antwerp, qyteti port belg që është porta kryesore e trafikut të kokainës në Evropë.

Pavarësisht kontrolleve të shtuara, konfiskimet e kokainës në portin e madh të Antwerp çdo vit thyen rekorde. Vitin e kaluar aty u kapën 116 ton drogë. Dhe Antwerp shpesh tronditet nga dhuna e lidhur me bandat që luftojnë për kontrabandën jashtëzakonisht fitimprurëse.
Trafikantët “janë gjithmonë shumë krijues dhe kjo është sfida jonë, ata nuk u kushtojnë vëmendje ligjeve për kohën e punës, të drejtën e privatësisë, kufijtë”, tha Verlinden.

“Kështu që ne duhet të bashkëpunojmë për të qenë efektiv”, tha ajo. “Ne duhet të krijojmë këtë rrjet për të luftuar krimin e organizuar”.

Aleanca portuale synon të godasë si kontrabandën ashtu edhe depërtimin në portet e rrjeteve kriminale. Nevojitet blerja e sektorit privat sepse hapat që do të ndërmerren mund të ndikojnë në tregtinë ligjore, kështu që duhet të gjendet një “ekuilibër” i mirë, tha ministrja belge./O.S

Të fundit

Shqiptarët tubim kundër refuzimit të vizave për familjarët/ Po na “ndajnë” nga prindërit

Komuniteti shqiptar në Irlandë protestoi kundër refuzimit sistematik të vizave të vizitorëve për anëtarët e familjeve shqiptare. Protesta u mbajt...

A do t’i hetojë SPAK krimet zgjedhore?/ Çollaku:Thembra e Akilit, financimi i partive

Basir Çollaku e sheh si propagandë Task Forcën që u prezantua nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion për të hetuar krimet zgjedhore në zgjedhjet...

VIDEO/ Gjimshiti “fluturon” në Bergamo, por Atalanta merr vetëm “X” ndaj Torinos

Atalanta zhgënjen ndaj Torinos në Bergamo, teksa barazoi 1-1. Berat Gjimshiti realizoi gol me kokë pas 35 minutash lojë, duke u shndërruar në protagonist...

Sara rrëfen takimin e Bardhit me familjarët e saj: Me gjyshin u takua shumë ftohtë

Sara Gjordeni ka rrëfyer takimin e parë të Bardhit me familjarët e saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi Sara u shpreh se veçanërisht takimi...

E paralajmëron miku i tij/ Një surprizë e papritur për Gjestin sonte në spektakël (FOTO)

Gjesti është një nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni që do të përballet me një surprizë të papritur sonte gjatë spektaklit. Miku i...

Lajme të tjera

Web TV