“Ndalojmë çdo kërcenim në rajon”,Komandanti i Marinës Mbretërore:Shqipëria është garanci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të demonstruar partneritetin mes Ushtrisë Britanike dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, Marina Mbretërore ishte e pranishme në Shqipëri me një pjesë të çmuar të kapaciteteve të saj operacionale.

Pranë Durrësit u ankoruan anijet të cilat kishin në bord helikopterët luftarakë “Merlin” por dhe Marinsat Mbretërore, të cilët sot konsiderohen ndër njësitë më elitare më të trajnuara e të mirëpajisuara sot në botë.

Bashkëpunimi i operatorëve shqiptarë dhe britanikë do shtrihet gjerësisht në stërvitjet e trajnimet e përbashkëta gjatë vitit pasi Shqipëria ka terrenet më të jashtëzakonshme për stërvitje dhe është në një pozicion strategjik shumë të rëndësishëm sipas Kapitenit të Rangut të 2-të Sem Stivens i Marinës Mbretërore.

Komandant Stivens foli gjatë një interviste me gazetaren e televizionit News 24 Aurora Golemi.

Komandant, çfarë po bën Marina Mbretërore sot në Tiranë?

Aurora, së pari ju falenderoj për mikpritjen në Tiranë në këtë ditë kaq të bukur. Unë jam Kapiteni I Rangut te 2-të Sam Stephens i Marinës Mbretërore dhe jam komandanti i Task Forcës Amfibe për Grupin Jugor të Reagimit Bregdetar. Aktualisht kemi anijen e quajtur “RFA Argus” pranë brigjeve të Shqipërisë dhe helikopterët që ju patë vijnë prej saj. Ajo është një platformë helikopterësh, e cila shërben njëkohësisht edhe si anije spital. Të dy helikopterët “Merlin MK4” që kaluan mbi shesh janë një dëshmi e lidhjeve të forta mes Forcave të Armatosura Britanike dhe veçanërisht Marinës Mbretërore, Marinsave Mbretërore dhe Flotës Mbretërore Mbështetëse dhe Shqipërisë. Kjo është dëshmuar përgjatë viteve me stërvitje të tilla si ‘Luani Shqiptar’ – për më shumë se një dekadë. Kjo na jep një mundësi të jashtëzakonshme të punojmë me një partner të fortë në NATO, siç është Shqipëria dhe të përdorim disa prej terreneve dhe zonave të jashtëzakonshme për trajnime, një mjedis krejt i ndryshëm nga ai i Mbretërisë së Bashkuar. Marina Mbretërore është këtu për të rivendosur lidhjet e forta mes forcave tona dhe Shqipërisë, e cila është një partnere e fortë në NATO dhe në rajon. Jemi të kënaqur që ofrojmë mbështetjen tonë si dhe të përdorim disa nga terrenet më të jashtëzakonshëm të zonave stërvitore që ju keni këtu në Shqipëri.

Lexo edhe :  Analiza vjetore/ Proda: Policia rrugore duhet të jetë model në performancë

Cilat janë kapacitetet unike që ka Task Forca e trupave Amfibe?

Grupi i Reagimit Bregdetar është një forcë amfibe e cila përbëhet nga dy Anije të Flotës Mbretërore Mbështetëse; “Lime Bay” dhe “Argus”. “Lime Bay” është një anije amfibe me kapacitete të zbarkimit të trupave komando në bregdet. Ndërsa “Argus” është anije e cila shërben si spital për të plagosurit por edhe një platformë aviacioni kryesisht helikopterësh. Kësisoj, të dy anijet së bashku kanë kapacitete unike, që mbështesin sulmin e Komandove të Marinës Mbretërore nga deti dhe ajri drejt në territoret armike.”

Si do ta përshkruanit partneritetin dhe bashkëpunimin me Forcat tona të Armatosura, unë dëgjova që do trajnoheni së bashku me Forcat tona speciale

Ekziston një lidhje e fortë mes forcave tona të armatosura, jo vetëm Marinës Mbretërore, por edhe forcave ushtarake në kuptim më të gjerë, përfshi edhe forcat speciale. Unë, në emër të Marinës Mbretërore, jam shumë i prirur ndaj lidhjeve historike që kemi me komandot e Marinës Mbretërore apo kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta, siç është edhe ‘Luani Shqiptar’ që vazhdon prej më shumë se një dekade.
Helikopterët Merlin MK4 u nisen nga RFA Argus dhe janë pjesë e kapaciteteve amfibe goditëse. Ata janë helikopterë transporti për trupa ushtarake, të projektuar për të zbarkuar komandot e Marinës Mbretërore në territore armike.

Cilat janë sfidat apo kërcënimet sipas jush që po përballet NATO në rajonin e Ballkanit Perëndimor sot?
Ajo që po shohim në të gjithë botën në përgjithësi, apo edhe në këtë pjesë të botës për momentin, janë kërcënimet në rritje ndaj rendit botëror, rend i cili mbështetet tek ne. Si vend anëtar i NATO-s, rivendosja e lidhjeve tona në këtë rajon të rëndësishëm, ku Shqipëria është në një pozicion strategjik të rëndësishëm, dhe shërben si garanci se jemi në gjendje të forcojmë sigurinë rajonale dhe të ndalojmë kërcënimet, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën./O.S

Të fundit

Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ

Eduard Zaloshnja Tek po shkruaj këto rreshta, 8.3% e kërkesave të emigrantëve në KQZ për të votuar janë të Qarkut Berat....

“Luftë” me ujë mes Gjestit dhe Jozit, banorët ndjekin njëri-tjetrin në dhomë të gjumin

Një moment argëtues dhe plot humor ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Gjesti dhe Jozi janë zgjuar nga gjumi dhe kanë filluar...

Filmi i Michael Jackson me vlerë 150 mln dollarë, shtyhet për shkak të pengesave ligjore

Filmi biografik për Michael Jackson, ka hasur disa pengesa ligjore dhe është shtyrë për në 3 tetor 2025. Shkaku i vonesës lidhet me skenarin e filmit,...

Hajdutët shpërthejnë derën e muzeut, vjedhin helmetën e artë 2500-vjeçare

Një grup hajdutësh ka kryer një grabitje spektakolare në Muzeun Drents në Assen, Holandë, duke përdorur eksplozivë për të hyrë brenda dhe duke vjedhur...

Gjekmarkaj në Rrëshen: Me PD në pushtet, nuk do ketë pension nën 200 euro

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me pensionistët në Rrëshen. Gjekmarkaj theksoi se pseudobonuset janë...

Lajme të tjera

Web TV