Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij pasi i kishte përdhunuar prej disa vitesh vajzën e mitur, do të rikthehet në paraburgim. vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Greqi.
Pak ditë më parë 50-vjeçari u la në masën ‘arrest shtëpie’, por mesa duket vendimi ndryshoi dhe do të duhet që të kthehet në qelitë e paraburgimit deri në seancën e radhës./e.t