Sarandë/ Koçiu:Shërbime cilësore në spital për qytetarët,rriten pagat e bluzave të bardha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë në Spitalin e Sarandës “Petro Nako” ku investimet e qeverisë dhe MSHMS-së në kirurgji, maternitet dhe pediatri kanë mundësuar kushte bashkëkohore për stafin si dhe cilësi shërbimi pranë vendbanimit për qytetarët

Koçiu theksoi se ky spital u shërben rreth 120 mijë banorëve, por edhe mijëra turistëve të cilët e zgjedhin atë si destinacionin e pushimeve të tyre.

Gjatë bashkëbisedimit me stafin e mjekëve dhe infermierëve, ministrja Koçiu theksoi rëndësinë për rritjen e shërbimeve për qytetarët dhe turistët që qyteti i Sarandës pret dhe përcjell gjatë gjithë vitit.

“Do të kemi rritjen e pagave sërish në 2024 për mjekët e familjes dhe për infermierët që unë besoj se janë gjithashtu edhe një stimul i cili motivon akoma më shumë gjithë shërbimin shëndetësor për të kryer punën më me cilësi dhe më në gatishmëri të njerëzve. Do doja theksoja humanizmin, humanizmin ndaj njerëzve. Shpesh na merr rutina na merr ngarkesa, por nuk duhet të harrojmë që edhe fjala e mirë shëron siç kundër shëron gjithë puna që bën mjeku”, deklaroi ministrja Koçiu.

Ajo vuri në dukje se me intensitet vijon vaksinimi anti grip ku deri më tani në Qendrën Shëndetësore Sarandë janë aplikuar mbi 2200 doza si dhe shtrirja e vaksinimit kundër HPV-së te vajzat e reja.

Ministrja Koçiu deklaroi se në Sarandë vijon puna për rikonstruksionin e Poliklinikës së Specialiteteve, e cila shumë shpejt do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe zonave përreth.

Në Spitalin e Sarandës, shërbimi i Urgjencës kryen rreth 22 mijë konsulta vjetore ndërsa gjatë sezonit të verës numri i konsultave shkon 100-120 në ditë.

Lexo edhe :  Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Ndërsa Shërbimi i Kirurgjisë ka kryer rreth 226 ndërhyrje kirurgjikale gjatë vitit 2023.

Të fundit

Botërori i radhës në dimër? Katari bëhet gati, FIFA shqyrton opsionet

FIFA po shqyrton mundësinë që edicioni i ardhshëm i FIFA Club World Cup të zhvillohet gjatë dimrit, një ndryshim...

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania

Motra e këngëtares së njohur, Enca, Uindi Haxhia, po hedh hapa të mëdha në karrierën e saj si opinioniste dhe moderatore. Uindi shprehu interesimin...

Trump-Harvard, Shtëpia e Bardhë kërcënon me ndërprerjen e fondeve federale

Universiteti i Harvardit dështoi të mbronte studentët hebrenj nga ngacmimet, arriti në përfundimin administrata Trump pas një hetimi, duke kërcënuar se do të shkurtojë...

Dokumentet sekrete të 3 ngjarjeve që tronditën Shkodrën në ’79-ën dhe që u mbajtën sekret

Nga Dashnor Kaloçi Kanë qenë ditët e para të qershorit të vitit 1979, kur qyteti i Shkodrës dhe fshatrat përreth, që ende nuk e kishin...

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 360 ngelës

Sapo janë publikuar notat e provimit të Matematikës. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e...

Lajme të tjera

Web TV