Rama jep lajmin e mirë/Shqipëria, pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar të turizmit FITUR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të prezantojë potencialet e saj turistike në Panairin Ndërkombëtar “Fitur”, Madrid që do të mbahet mbahet nga data 24 deri në 28 janar. Në ceremoninë e hapjes së panairit do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama me një axhendë takimesh me përfaqësues të lartë të këtij sektori si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit.

Në stendën e Shqipërisë do të prezantohet diversiteti i ofertës sonë turistike mes 152 vendesh pjesëmarrëse. Nën sloganin “Albania, all you need is here”, Shqipëria synon të tërheqjen e vizitorëve duke promovuar destinacione të turizmit natyror, prodhuesit lokalë, traditat e lashta, produktet artizanale e mikpritjen shpirtërore.

“Shqipëria nis promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin gjigand të turizmit “FITUR Madrid” nga 24 deri më 28 janar, për të prezantuar diversitetin e pasur turistik, një oaz i parajsave të vogla dhe mikpritjes shpirtërore që qëndron me krenari përballë turizmit global”, shkruan Rama.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, përmes një komunikimi publik, prezantoi spotin promovues të stendës së Shqipërisë, një parajsë e turizmit lokal përballë turizmit global.

“Me një agjendë të nivelit të lartë dhe shumë takime me turoperatorë e përfaqësues të sektorit të turizmit në “shtëpizën” tonë ujdisur me shumë përkushtim nga stafi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në këtë panair ndërkombëtar prezantojmë diversitetin e pasur turistik, një oaz i parajsave të vogla, lokale e mikpritjeje shpirtërore që qëndron me krenari përballë turizmit global e gjitha për t’u zbuluar”, është shprehur ministrja Kumbaro.

Për vitin që shkoi, Shqipëria priti 87 mijë vizitorë spanjollë, ndërkohë që media e njohur spanjolle “El Debate” e ka shpallur Shqipërinë si ‘destinacionin trend’ për vitin 2024, duke rritur pritshmëritë për tërheqjen e vizitorëve nga ky shtet./e.t

Lexo edhe :  “Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

 

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV