Një rast i shfrytëzimit të tre vajzave të mitura për prostitucion është goditur nga policia, ku janë arrestuar tre persona dhe është shpallur një në kërkim.
Vajzat, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç kanë deklaruar në prani të psikologut se janë larguar me dëshirën e tyre nga banesat. Në pamundësi për të paguar hotelin ku qëndronin kanë deklaruar ato, janë ofruar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Me djemtë e arrestuar që i shfrytëzonin, ato kanë deklaruar se kishin miqësi.
Për shfrytëzimin e të miturave në pranga ranë Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu dhe u shpall në kërkim një 22-vjeçar. Të miturat qëndronin në hotele të ndryshme ku të arrestuarit u sillnin klientë.
Vajzat ishin larguar nga banesa në qershor, shtator, tetor dhe familjarët nuk kishin denoncuar largimin e tyre. Sipas informacioneve, vajzat e kishin rast të përsëritur që iknin nga banesa dhe dy prej tyre janë motra./O.S