“Fshihet” simbolika e diktatorëve/ Kosova heq fotografinë e Vuçiç, Gjokoviçin dhe Putinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar të enjten se e kanë hequr një bilbord në Zveçan, me fotografi të personaliteteve të ndryshme – përfshirë presidentin e Serbisë e Rusisë – me arsyetimin se nuk do të lejohen simbolika të personave që kanë qasje agresore ndaj Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Përveç presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij serb, Vladimir Putin, në bilbord janë parë edhe fotografitë tenistit serb, Novak Gjokoviç kirurgut serb, Zoran Krivokapiç, diplomatit Jugosllav Kostiç, ish-drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç dhe kryetarit të Komitetit të Republikës Sërpska për ndihmë për serbët në Kosovë, Milorad Arllovit.

Të gjithë janë të shpallur më parë qytetarë nderi nga Zveçani, një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Një pjesë e mirë e tyre janë shprehur edhe publikisht kundër shtetësisë së Kosovës.

“Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka shkruar Sveçla në Facebook, derisa ka publikuar një video ku janë parë punëtorë të kontraktuar nga Qeveria e Kosovës duke e larguar bilbordin.

“Nga sot, në asnjë cep nuk do të lejohet simbolika e diktatorëve, apo vendeve të cilat janë agresore në raport me Kosovën dhe ekzistencën e saj”, ka thënë mes tjerash Sveçla.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj, ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuara për rend e ligj dhe zbatim të kushtetutshmërisë në çdo pjesë të vendit tonë”.

Bilbordi ka qenë i vendosur afër fshatit Banjskë, vendin ku në shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Lexo edhe :  Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë./O.S

Të fundit

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Lajme të tjera

Web TV