Të vogla, por me vlera të mëdha: Pse është e rëndësishme të hani fara lini çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet fjalë për shëndet të mirë, ekziston një ushqim që duhet të jetë patjetër në listë. Ka çmim të lirë dhe është jashtëzakonisht i mirë për organizmin dhe ç’është më e rëndësishmja, as nuk duhet të gatuhet.

Ky ushqim është fara lini dhe sipas ekspertëve, është aq afër një “super ushqimi”.

Studime të shumta kanë zbuluar se konsumimi i farave të linit ka një sërë përfitimesh, mes tyre përmirësimin e tretjes, shëndetin e mirë të zemrës, si dhe rrezikun e ulët të kancerit, obezitetit dhe diabetit. Ngrënia e farave të linit madje mund të lehtësojë simptomat e menopauzë, thonë mjekët.

Çfarë janë farat e linit?

Fara e linit janë pikërisht siç dëgjohet: farat e një bime me të njëjtin emër. Farat janë shumë të vogla, të ngjashme në madhësi dhe formë me farën e susamit dhe kanë ngjyrë kafe.

Cilat janë përfitimet shëndetësore të konsumimit të farave të linit?

Farat kanë fibra, antioksidantë, vitamina dhe minerale si tiamina dhe magnezi. Ato janë gjithashtu një nga burimet e pakta bimore të acideve yndyrore të pasura me omega-3, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Farat e linit për tretje

Aftësia e tyre magjike për të reduktuar kolesterolin dhe për të “rritur sekretimin e yndyrës” ndodh për shkak të një fibre xhelatinoze të tretshme që gjendet edhe te algat e detit dhe bishtajoret. Kjo fibër mund të rrisë ndjenjën e ngopjes dhe të ndihmojë në menaxhimin e peshës.

Kjo fibër do të thotë ndikim më i mirë në mikrobiomën e zorrëve. Kur fibrat hyjnë në organizëm ato përthithen nga bakteret e zorrëve, ndërsa efektet janë zvogëlim i rrezikut të kancerit të gjirit, vezoreve, endometriozës dhe zvogëlimi i simptomave të menopauzës. /O.S

Të fundit

Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët

Nga Bajram Peçi  Në fillim gushti të 1815-tës, 210 vjet më parë anija e linjës për Shën-Helenë, Northumberland, mbante si udhëtar...

Vendi në luftë, por ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse!

Për ukrainasit që jetojnë vazhdimisht nën kërcënimin e luftës, kënaqësitë e zakonshme në kohë paqeje, sikurse pushimet verore, janë të parezistueshme. Prandaj mijëra persona guxojnë...

Kush është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj, detaje nga Maqellara

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Maqellarë, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj. Sipas burimeve të Euronews Albania,...

“Rama, kjo është për ty” , i riu nga Korça del LIVE dhe shkatërron ambientet publike

Një i ri nga qyteti i Korçës ka dëmtuar ambientet e jashtme të bashkisë së Korçës. I riu, i cili sipas burimeve nga policia, është...

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha, se të martën (29.07.2025) bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit...

Lajme të tjera

Web TV