Mbillen 10 mijë pemë të reja në Shëngjergj/ Veliaj: Kemi fuqinë e transformimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parkut pyjor të Shëngjergjit i shtohen 10 mijë fidanë të rinj. Krahas stafit të Shërbimit pyjor dhe studentëve të Universitetit Bujqësor, aksionit iu bashkuan dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“Duket komplet pa sens edhe debati që patëm këtë vit sa pemë u mbollën, u mbollën 900 mijë apo 1 milion e 100 mijë. Po të rrish tërë ditën në kolltuk dhe të jesh analist nga krevati, dhe të rrish tërë ditën në rrjetet sociale, nuk mbillen pemët. Kush e mendonte se do të kishim 5-fishin e banorëve si turistë. Ia dolëm dhe unë besoj se duhet të përgatitemi për një vit tjetër, ku shumë njerëz do duan të shohin jo vetëm qendrën e Tiranës, duan të shohin edhe rrethinat. Duan që të shohin që “Po” është ajo Shqipëria e erozionit dhe e shkatërrimit, por është edhe kjo Shqipëria e re e mbjelljes dhe rigjenerimit.”

Ndërsa ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se Bashkia e Tiranës ka krijuar modelin më të mirë në nivel të njësisë së qeverisjes vendore të administrimit të pyjeve.

“E kemi shpallur vitin e pyjeve. Nuk është se në një vit do pyllëzojmë gjithë Shqipërinë dhe do mbarojmë punë me pyjet, por janë disa vite në të cilat duam të lëmë më shumë gjurmë, sidomos për pjesën e edukimit. E kam thënë dhe më vjen shumë mirë që rikthehemi sot me një provë që Bashkia Tiranë ka krijuar modelin më të mirë në nivel njësisë së qeverisjes vendore të administrimit të pyjeve.”

Gjatë mbjelljes së pemëve në Shëngjergj, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, do të kenë mundësi që të kryejnë praktikat mësimore në Kopshtin Botanik./O.S

Lexo edhe :  Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit

 

 

 

Të fundit

‘Unë jam Mbreti’, Donald Trump krahason veten me Elvis Presleyn

Donald Trump ka krahasuar sërish veten me Elvis Presleyn, duke postuar një foto në rrjetin e tij Truth Social. Kjo...

Berisha thirrje për protestë për TikTok, Rama: “Apeli i bufit” simptomë lajthitjeje

“Bufi kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e Tiktok dhe prindërve u kërkon të bashkohen me fëmijët dhe të dalin në...

Idrizi dhe Dule bashkë në koalicion, por asnjëherë bashkë për çështjen e Çamërisë!

Alba Malltezi Meqë ndodhen bashkë, afër e afër, në të njëjtin koalicion politik, ndërkohë që presin rezultatin e zgjedhjeve, përse partia e çamëve të Shpëtim...

Rreziqet që u kanosen në shëndet nëse konsumoni shpesh ushqime të skuqura

Konsumimi i rregullt i ushqimeve të skuqura, veçanërisht pulës së skuqur dhe peshkut të skuqur, lidhet me një rrezik në rritje të vdekjes së...

“Exosomes”/ Një udhëzues për trajtimin më të përfolur të momentit kundër plakjes

Ato konsiderohen si kufiri i ri i mjekësisë estetike rigjeneruese, përdoren gjithnjë e më shumë për të përmirësuar pamjen e lëkurës dhe për të...

Lajme të tjera

Web TV