Dibër/Ndihmuan çiftin zviceran që u bllokua në Korab,Bashkia ndan certifikata mirënjohje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Bashkia Dibër ndan certifikata mirënjohje për dy policët e kufirit, 4 djemtë e Kalasë së Dodës dhe Grupin e Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

 

Këto ishin djemtë që sakrifikuan jetën natën e 21 janarit nën temperatura të ulëta -25°, shkuan në bjeshkët e Korabit dhe u përballën me stuhinë, për të shpëtuar dy turistët Zviceranë që i kishte zënë orteku.

“Kjo është më e pakta që mund të bëjë Bashkia dhe komuniteti Dibran, në shenjë mirënjohje për xhestin fisnik që ato kanë bërë”, thuhet në njoftim.

Bashkia Dibër, komuniteti Dibran dhe mbarë shqiptar u shpreh mirënjohje pafund për ndihmën e tyre të çmuar dhe aktin human, policëve Ramadan Përzhilla, Tefik Istrefi, si dhe banorëve Pëllumb Lamallari, Korab Visha, Alfred Lita, Zekri Brika.

Një falenderim dhe mirënjohje të veçantë  grupit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës, që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë dhe reaguan në kohë rekord duke u ardhur në ndihmë çiftit zviceran./O.S

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV