Konsumoi biskota me etiketë të gabuar, ndëron jetë nga alergjia kërcimtarja 25 vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

25 vjeçarja Órla Baxendale, pësoi një krizë anafilaktike ndaj biskotave ‘Vanilla Florentine’ të blera në një dyqan të famshëm në New York, teksa shitësit dhe frunizuesit po fajësojnë njëri-tjetrin.

“Vdekja e Órla erdhi nga një incident tragjik i konsumit të biskotave të prodhuara nga Cookies United, të shitura nga dyqani Stew Leonard, që përmbanin kikirika të padeklaruara,” tha avokati Marijo Adimey.

“Kjo ka sjellë tërheqjen e këtij produkti nga dyqanet Leonard”, shtoi ai duke thënë se hetimet mbi vdekjen tregonin për neglizhencë të madhe në prodhim e etiketim të përbërësve.

Baxendale, e lindur në Britani kishte konsumuar biskotat në një takim shoqëror në Connecticut, ku kishte pësuar krizën fatale, sipas rrjetit  News 12.

E reja e lindur në Manchester ishte vendosur në New York City duke studiuar me bursë në shkollën e kërcimi Ailey School prej vitit 2018, dhe kishte marre pjese ne disa shfaqje ne teatrot e qytetit.

Njerëzit me alergji ose ndjeshmëri të theksuar ndaj kikirikëve ose vezëve rrezikojnë gjendje kërcënuese për jetën nëse konsumojnë këto produkte.

“Kjo është një tragjedi tronditëse që nuk duhet të kishte ndodhur”, tha zyrtari i agjencisë së ushqimit Bryan T. Cafferelli, duke shtuar se do të hetonin këtë që ngjarje të ngjashme të mos ndodhin në të ardhmen./O.S

Të fundit

Berisha shpalos programin në protestë/ Premtimi për rrogat dhe pensionet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalosi në protestën e mbrëmjes së sotme programin e rritjes së rrogave dhe...

“Jemi të pamposhtur”, Berisha: Nga hiri u ngritëm si feniksi, sot kemi vulë e flamur

Kreu i Partë Demokratike Sali Berisha u prit me ovacione të shumta dhe shpërthime fishekzjarresh teksa u ngjit në podium për të mbajtur fjalimin...

Berisha “gardh” me truproja, nga kush trembet ish-kryeministri?

E ka cilësuar si protestën më të madhe opozitare, por në fakt grupi më i madh që u vu re në shesh ishte ai...

“Një vit më parë fola në protestë si i burgosur”/Berisha:PD bëri të pamundurat të mundura

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kujtoi protestën e 20 shkurtit 2024 gjatë fjalës së tij në protestën që po mbahet mbrëmjen e sotme...

Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, dy efektivë të dëmtuar (Foto/Video)

Opozita prej më shumë se një ore po proteston para Kryeministrisë. Aktualisht e ka marrë fjalën kreu i PD Sali Berisha. Por disa të rinj...

Lajme të tjera

Web TV