Stabilizohet euro/ Në janar monedha europiane qëndron në nivelin e 103 lekëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leku e ka nisur vitin 2024 me pozita të forta përballë euros. Pothuajse gjatë gjithë muajit janar, euro është  ankoruar në nivelin e  103 lekëve  duke pësuar luhatje pothuajse minimale. Mesa duket ky do të jetë një standart i ri në kursin  e këmbimit lekë–euro për vitin 2024.

Gjatë këtij viti Banka e Shqipërisë ka parashikuar që ët tërheqë nga tregu rreth 330 milion euro përgjatë gjithë vitit për efekt të rezerves valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Ankandi i parë për tërheqjen e rreth 10 milion eurove   parashikohet që të realizohet në 16 shkurt. Në krahasim me vitin e kaluar Banka Qendrore ka rritur ndërhyrjen me gati 30 milion euro.Viti që lamë pas konsiderohet si viti i lekut përballë valutave të tjera.

Euro është nënçmuar duke tejkaluar edhe pritshmëritë e agjentëve të tregut. Monedha europiane ka prekur nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë pasi në korrik zbriti në 100.4 lekë.

Ndërsa përgjatë gjithë vitit 2023 valuta është zhvlerësuar me më shumë se 18 pikë.

Ndërkohë monedha amerikane duket se ka fituar disa pikë përballë lekut shqiptar.Aktualisht një dollar po këmbehet me rreth 96 lekë nga 94 që ishte në fillim të muajit janar.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se një situatë e forcimit të lekut shqiptar do të vijojë edhe për përgjatë këtij viti pasi parashikohet një fluks edhe më i madh turistësh të huaj të cilët do të shtojnë në treg qarkullimin e valutave të huaja./e.t

Të fundit

Aktorja Demi Moore zbulon rolin që e tmerronte në fillimet e karrierës

Demi Moore, një nga emrat më të njohur të Hollywood-it, ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze gjatë karrierës së...

Shqiptari vret shqiptarin në Gjermani, e pranon gjatë seancës: Po, kam qëlluar

Autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari në qendër të qytetit Rüsselsheim ka dalë para Gjykatës Rajonale të Darmstadt ku ka dhënë versionin...

Arabia Saudite dhe Katari, gati të shlyejnë e borxhin e Sirisë

Arabia Saudite dhe Katari janë zotuar të shlyejnë borxhin e Sirisë ndaj Bankës Botërore, duke hequr një pengesë për udhëheqjen e re të vendit...

Rama nuk thotë asnjë fjalë për 6 mln euro lobim: Rama ka frikë se morëm avokatin e Trump

Pas publikimit të kontratës së lobimit të PD në SHBA, Sali Berisha nuk tha asnjë fjalë për 6 milionë dollarë që do t'i paguhen...

Ministri Gonxhja zbulon planin e qeverisë për zgjidhjen e shpejtë të legalizimeve

Blendi Gonxhja ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN planin e qeverisë për legalizimet. Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit...

Lajme të tjera

Web TV